I dhanë ‘lajmin’ për gjobën, 42-vjeçari del nga makina dhe dhunon punonjësen e policisë …

26/08/2020 11:19

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi kundërshtoi dhe dhunoi punonjës të policisë.

Shtetasi E.V. I është dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar, por në momentin që I është komunikuar shkelja ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambientet e policisë.

Lezhë

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, por arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.V., 42 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambinetet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel