COVID-19, Brazili dhe India shënojnë mbi 1 mijë viktima të reja, Meksika disa qindra

26/08/2020 09:11

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.271 vdekje, në Indi 1.059 ndërsa në Meksikë 650.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 47.134 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.669.995 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 116.580 me 1.271 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 765.670 raste dhe 28.912 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.848.395.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 67.151 raste të reja, duke e rritur në 3.234.475 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.059 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 59.449.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.467.759.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 650 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 61.450. Ndërkaq, me 4.916 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 568.621.

Deri më tani, në vend janë shëruar 393.101 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel