Spërkati me ujë atë dhe qenin, burri “hakmerret” duke i gërvishtur makinën super luksoze

25/08/2020 20:42

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, është fiksuar momenti kur një burrë në Britaninë e Madhe gërvisht një makinë luksoze tip “Porsche Cayenne”.

E gjitha sipas mediave të huaja ka ndodhur nga një inat i mëparshëm, pasi pronari i makinës luksoze ka spërkatur me ujë agresorin dhe qenin e tij. Në pamjet e publikuara shihet burri duke nxjerrë një gjë të mprehtë nga xhepi dhe më pas nis të gërvishtë makinën duke shkaktuar një dëm prej 10,000 dollarësh. Ai vendosi dhe një mbishkrim:

“Faleminderit që më spërkate mua dhe qenin tim”.

Menjëherë sapo ka evidentuar incidentin, pronari i makinës luksoze ka denoncuar rastin në polici, ndërsa është shprehur i tronditur në lidhje me ngjarjen.

“Sinqerisht nuk mbaj mend të kem spërkatur dikë që po ecte me qenin, teksa po udhëtoja me makinë. Nëse do ta bëja rastësisht, do kërkoja falje. Po binte shi dhe unë isha thjesht në rrugën time për në shtëpi si çdo ditë tjetër. Por të bësh kaq shumë dëme me një makinë është thjesht e gabuar. Ky njeri duhet të kapet para se të bëj ndonjë gjë më të keqe”, u shpreh pronari i makinës luksoze.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel