Liverpooli i dorëzoi “kurorën e mbretit të Europës” Bayernit të Mynihut të dielën në mbrëmje, pasi bavarezët fituan me rezultatin minimal 1-0 përballë Paris Saint Germain në finalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i “The reds” Jurgen Klopp pranoi se bavarezët kanë një skuadër të kompletuar, por nuk i kurseu thumbat ndaj tyre, duke u shprehur se u ndihmuan shumë edhe nga kalendari i Bundesligës gjermane.

“Bayerni ishte pak me fat, sepse me gjithë atë kaos programimi, të shkaktuar prej pandemisë, kalendari i Bundesligës ndoshta ishte më i përshtatshmi. Gjithsesi ata kanë një skuadër shumë të mirë, me lojtarë me eksperiencë dhe mbi të gjitha me moshën e duhur për të luajtur në nivele të tilla”, u shpreh Klopp.

Top Channel