Rindërtimi pas tërmetit/ Dorëzohen çelësat e shtëpisë së parë në Farkë

26/08/2020 01:16

Ka përfunduar rindërtimi i shtëpisë së parë në Farkë të Tiranës, pas tërmetit. Në Farkë kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e një apartamenti të ri familjes Allaraj, Merilisës që kishte ditëlindjen.

Për kryeministrin kjo shtëpi e komentuar nga inxhineret pa diploma se kolonat ishin prej katër telash, shërbeu si ato hudhrat që vihen në hyrje të shtëpisë për të mos u marre në sysh.

Ndërkohë për kreun e bashkisë Veliaj, askush që është prekur nga tërmeti nuk do të ngelet pa shtëpi si dhe premtoi transparencë për të gjitha shtëpitë në kryeqytet

Top Channel