​Insekti më vdekjeprurës në botë! Ka vrarë 52 miliardë njerëz deri më tani

25/08/2020 21:48

Kur mendoni rreth kafshëve më vdekjeprurëse në botë, me siguri ju vijnë në mendje luanët apo arinjtë.

Por Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pretendon se gjallesa që paraqet kërcënimin më të madh për speciet njerëzore nuk ka asnjë lidhje me kafshët e egra të rrezikshme – mushkonjat vrasin më shumë njerëz në botë se çdo kafshë tjetër!

Edhe pse nuk i konsiderojmë ato të rrezikshme por vetëm shqetësuese, lista e sëmundjeve vdekjeprurëse që mund të vijnë nga mushkonjat është mjaft e gjatë.

Disa nga më të njohurit janë malaria, virusi zika, ethet e dengos, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga kafshimet e mushkonjave dhe vrasin miliona njerëz çdo vit.

“Në 200,000 vitet e kaluara, në tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz. Pothuajse gjysma ose rreth 52 miliardë për të qenë të saktë, janë vrarë nga mushkonjat,” tha Timothee Vanguard, autor i librit “Mushkonja: Historia e predatorit më vdekjeprurës të njerëzimit”.

Top Channel