Shtylla i mohon golin Tiranës, kryeqytetasit ndëshkohen në momentin më të mirë të tyre

25/08/2020 21:31

Tirana ka pasur një rast të pastër shënimi në minutën e 57-të të sfidës.

Talenti Muçi pasi kaloi me një lëvizje të bukur mbrojtësin kundërshtar, gjuajti fuqishëm drejt portës, por fatkeqësisht topi përfundoi në shtyllë.

Në momentin më të mirë të kryeqytetasve, lojtarët e Crvena Zvezdës kalojnë në epërsi falë një goditjeje me kokë të qendërsulmuesit Tomane, i cili shfrytëzoi mjaft mirë harkimin e dhuruar nga goditja e këndit. Pritet të shihet kundërpërgjigja e bardhebluve në minutat në vijim…

Top Channel