Tirana-Crvena Zvezda/ Blindohet “Air Albania Stadium”, forca të shumta policie rrethojnë perimetrin

25/08/2020 20:22

Forca të shumta policie janë parë përgjatë perimetrit të stadiumit kombëtar, “Air Albania Stadium”, ku po luhet ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e cila përveç aspektit futbollistik përmban pashmangshmërisht nota patriotike e nacionaliste.

Policia ka vendosur kordonë në rrugët kryesore që të dërgojnë në stadium, duke mbajtur larg në këtë mënyrë ndonjë incident. Gjithashtu më herët forcat policore instaluan aparatin e ndalimit të valëve, për të parandaluar në këtë mënyrë mundësinë e ngritjes së ndonjë droni.

Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për fazën e dytë të para eliminatorëve të “Champions League” dhe në rast fitoreje të bardhebluve, presidenti Tafik Halili i ka premtuar lojtarëve një premio tepër të majme.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel