65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

26/08/2020 11:29

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 65 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, 45 të tjerë janë në oksigjenoterapi dhe dy janë në respiratorë.

Po ashtu nga virusi korona janë shëruar 6 pacientë në Spitalin e Pejës.

“6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 65 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në respirator, 45 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e spitalit

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Top Channel