Më në fund e pastër, Afrika shpëton nga poliomeliti

26/08/2020 02:13

Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti. Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme.

Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes. 25 vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomeliti. Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja.

Përpara më pak se një dekade, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale. Poliomeliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan.

Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomelitit i mbron fëmijët për gjithë jetën. Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar. Ky edhe ka qenë një nga kushtet që ka vendosur Komisioni Rajonal i Certifikimit në Afrikë përpara se ta shpallte kontinentin të pastër nga poliomeliti.

Top Channel