Gabimisht pozitivë! Mijëra suedezë rezultojnë të infektuar për shkak të gabimit në teste

26/08/2020 09:17

Rreth 3,700 njerëz në Suedi morën një rezultat të pasaktë se janë pozitivë me virusin e koronës për shkak të një gabimi në pajisjet e testimit, të cilat mbërritën nga Kina, njoftoi Agjencia e Shëndetit Publik e këtij vendi.

Sipas agjencisë, pajisjet e kompanisë “BGI Genomics” nuk mund të vërejnë ndryshimin midis nivelit shumë të ulët të infeksionit dhe rezultatit negativ, raporton Reuters.

“Furnizuesi duhet të rregullojë performancën e kërkuar për të përdorur këtë test,” tha Karin Tegmark Visel, drejtuese e Departamentit të mikrobiologjisë.

Ajo shtoi se e njëjta pajisje testimi u eksportua në vendet e tjera, por nuk dha detaje në lidhje me këtë. Rezultatet e gabuara kishin pak efekt në statistikat mbi numrin e personave të infektuar me virusin korona.

Agjencia njoftoi sot se nga shpërthimi i pandemisë, janë konfirmuar 86.891 raste të koronavirusit, ndërsa 5.814 njerëz kanë vdekur.

Top Channel