U qëllua nga policia, afroamerikani nuk do mundet të ecë!

26/08/2020 12:48

Afroamerikani që u qëllua disa herë nga policët në Kenosha të Uiskonsinit, ka gjasa të mos mund të ecë më dhe është paralizuar, tha avokati i familjes.

Duke folur përkrah familjarëve të tjerë të tij, Ben Crump, tha se 29-vjeçari Jacob Blake, i ishte nënshtruar operacionit pasi u qëllua mbrëmjen e të dielës.

“Ata qëlluan djalin tim shtatë herë, sikur ai të ishte një asgjë”, tha babai i Blake. “Por djali im është dikush. Ai është një qenie njerëzore dhe ka rëndësi”.

Policia tha se i ishte përgjigjur një thirrjeje për një zënkë familjare gjatë incidentit. Një hetim ka nisur tashmë. Gjendja e emergjencës është shpallur në Uiskonsin pasi protestat shpërthyen të dielën, me demonstruesit që shkatërruan rreth 30 biznese dhe u vunë flakën ndërtesave.

Guvernatori i Uiskonsin, Tony Edwards, tha se 250 pjesëtarë të rojës kombëtare do të ishin ndërkohë aktivë në Kenosha. Një tjetër avokat i familjes Blake, ka bërë të ditur ndërkohë se do të paraqesë një padi civile kundër departamentit të policisë në lidhje me plagosjen.

 

Top Channel