E kritikuan për martesën me burrin 23 vite më të madh, këngëtarja poston foton intime krah tij (FOTO)

26/08/2020 12:54

Ajo është një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Është fjala për Adelina Tahirin, e cila edhe pse ka pak kohë që është larguar nga muzika, ajo vijon të mbetet mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Por Adelina ka gjetur një mënyrë se si të qëndrojë pranë fansave të saj, përmes rrjeteve sociale. Ajo është shumë aktive në profilin e “Instagram”-it ku nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj private.

Së fundmi këngëtarja ka zbuluar se ndodhet me pushime dhe se po i shijon në maksimum. Ajo ndodhet së bashku me bashkëshortin 23 vite më të madh, avokatin Serjozha Markov.

Adelina ka postuar në “Instastory” një fotografi së bashku me Markov, ku i ky fundit shfaqet teksa përqafon këngëtaren. Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit madje edhe shumë të dashuruar.

Këngëtarja është kritikuar shumë për martesën me Markov për shkak të moshës si dhe për faktin se nuk është shqiptar, por ajo është shprehur gjithmonë se tashmë nuk i interesojnë këto fjalë dhe se është shumë e dashuruar.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel