E mërkurë, 12 Maj 2021
15:23
Rama dorëzon shtëpitë e reja/ Takime me banorët e Kamzës që u dëmtuan nga tërmeti

Në bashkinë Kamëz vijon akomodimi banorëve në shtëpitë e reja të ndërtuara rishtas pas tërmetit.

15:22
Basha, “fushatë” në Lezhë/ Takimi me mbështetësit e PD: Ja si u vodhën zgjedhjet e 25 prillit

Turin denoncues të zgjedhjeve të 25 Prillit kryedemokrati Lulzim Basha e vijojë me demokratët e Lezhës të cilëve u tha se “Krimi zgjedhor dhe vjedhja më e madhe në historinë tonë nga Rama-Doshi, është një krim ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë”.

15:13
E rëndë në Prishtinë/ E reja dhunohet nga 5 persona dhe e detyrojnë të konsumojë substanca narkotike

Një femër në Prishtinë është dhunuar nga pesë persona për pesë ditë.

15:13
Gjykata e Posaçme dyshon se tre ish gjyqtarët kanë përdorur familjarët, ekziston rreziku i tjetërsimit të pasurive

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se personi nën hetim është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme dhe se pasuritë i ka vendosur gjatë përfshirjes në këtë aktivitet.

15:11
Protesta kundër taksave/ Banorë dhe biznese në Vaun e Dejës: Bashkia na ka rritur taksat

Dhjetëra banorë të Vaut të Dejës kanë protestuar këtë të mërkurë ndaj bashkisë dhe administratës lokale.

15:09
Protestë me kërcënim për vetëflijim/ Ngjitet në skelat e Muzeut: Shkak konkurrenca e pandershme në linjat e transportit më Kosovën

Në orët e para të mëngjesit në skelat e Muzeut Kombëtar një pronar linje ndërqytetëse i quajtur Admir Jahelezaj kërcënoi se do të vriste veten nëse kërkesat e tij nuk dëgjoheshin nga ministrja Balluku dhe kryeministri Rama.

15:07
Tërmeti në Greqi, dëme në Devoll/ Janë goditur ndërtesat që u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë

Pas lëkundjeve të tërmetit të natës së kaluar dhjetëra familje kanë qëndruar gjatë natës në qiell të hapur.

15:05
Kosovë/ 4 viktima dhe 113 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

15:05
Dy të shpëtuar nga plumbat në Vlorë/ Në makinë me viktimën ishte një polic dhe një 20 vjeçar

Video e kamerave të sigurisë që regjistruan vrasjen e ndodhur në Vlorë tregojnë se në makinën që u qëllua me 30 plumba kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

15:01
Vrasje për hakmarrje dhe drogë/ Dy pistat ku po hetohet ekzekutimi i 41 vjecarit Everest Çaka

Everest Çaka u vra në një pritë pranë shtëpisë së vjehrrit të tij, në lagjen ‘Skëndërbej’, në Elbasan.

14:53
Del ekspertiza për vrasjen e 20 vjeçares/ Policia: Autorët, anëtarë të një organizate kriminale. Grabitja e çiftit nuk ishte e rastësishme!

Për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, brenda shtëpisë së saj në Glyka Nera, policia ka nisur hetimet dhe deri më tani dyshohet se autorët të jenë ciganë me origjinë shqiptare, por nuk përjashtohet fakti që të jenë edhe gjeorgjianë.

14:48
“Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje?”/ Kadilli nis fushatën për të ‘rrëzuar’ Bashën: Të ofrojmë një opozitë të re!

Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur publikisht kandidimin e tij për kryetar të PD i është drejtuar me një videomesazh të gjithë demokratëve.

14:28
20-vjeçarja u mbyt për vdekje para foshnjes, bashkëshorti rrëfen momentin e tmerrit: Ndalova së dëgjuari zërin e gruas kur…

Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares me shtetësi britanike, që u vra nga disa persona të maskuar në shtëpinë e tyre është ende i shokuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Greqi.

14:21
Dita Botërore e Infermierëve/ Mesazhi i Manastirliut për vaksinatorët: Keni bërë një punë e madhe në dobi të shëndetit të popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të Pandemisë.

14:15
Erdogan dhe Putin diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se bashkësia ndërkombëtare duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe parandalues” kundër sjelljes së tij ndaj palestinezëve.

14:07
Punimet në lotin 3 të Porto Romanos/ Balluku porosi inxhinierëve: Në javën e fundit të shtatorit duhet të dorëzojmë të gjithë kantierin

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës, një segment i cili do të lehtësojë qarkullimin drejt portit të ri të mallrave.

13:54
Emrat/ 15.000 stërlina shpërblim për kapjen e 3 shqiptarëve “Wanted”

Policia në Jug të Uellsit ka vendosur një shpërblim prej 15.000 stërlinash për cilindo që jep informacion për vend-fshehjen e tre shqiptarëve të kërkuar për vrasje.

13:51
Mijëra persona marshojnë në rrugët e Washingtonit në mbështetje të Palestinës

Mijëra persona në një marshim të mbajtur në Washington të SHBA-së kanë shprehur mbështetje për Palestinën dhe reaguan ndaj administratës së Izraelit dhe SHBA-së.

13:46
Bota mund të parandalonte katastrofën e COVID-19, vlerësojnë ekspertët

Shkalla e katastrofës që ka shkaktuar pandemia e COVID-19 mund të ishte parandaluar, tha një panel i pavarur global.

13:38
Rama inspektime në Kamëz ku po punohet për lagjen e re me 21 pallate

Kryeministri i vendi, Edi Rama ndodhej ditën e sotme në Kamëz, për të ndjekur nga afër punimet në lagjen e re me 28 pallate ku do të strehohen 280 familje.

13:29
Arrestohet një 48-vjeçar në Vlorë, pas kontrollit në automjet policia i gjeti…

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe ka vënë në pranga një 48 vjeçar.

13:22
Shembet ura lëvizëse në Itali, fatmirësisht nuk ka të plagosur

Ura e lëvizshme “Pagliari” pranë portit të qytetit La Spezia në Italinë Veriore, që u përurua në 2010, përhapi terror mesditën e sotme.

13:18
Vlorë/ 27-vjeçarja transportohet në gjendje të rëndë në spital, dyshohet se ka pirë fostoksinë

Një 27-vjeçare është transportuar në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton se e reja ndodhet në gjendje të rëndë.

13:02
Humbja e socialistëve në Lezhë, Pjerin Ndreu: Ja cili ishte gabimi jonë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duke folur në studion e “Breaking” deklaroi se në këto zgjedhje parlamentare, pati një taktikë të gabuar nga ana e socialistëve.

13:00
Hodhi dyshime se është i lidhur me Diona Donën, Andi ‘i përgjigjet’ Jasminës

Disa ditë më parë, çifti shumë i komentuar i momentit, Andi dhe Jasmina, vendosën të dalin përfundimisht nga emisionin “Për’puthen”, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut.

12:47
Kamzë/ Rama për vizitë në familjet që janë bërë me shtëpi të re, nuk harron pasionin për pikturën

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot disa familje në Kamzë, të cilat kanë hyrë në shtëpitë e reja, pasi mbetën jashtë pas tërmetit të 26 nëntorit.

12:42
VIDEO/ Momenti i ekzekutimit të Bledar Birçajt, nga makina dalin 2 persona. Si i shpëtoi breshërisë së kallashnikovit 20-vjeçari

Top Channel ka siguruar momentin e vrasjes së Bledar Birçajt në qytetin e Vlorës. Aty vihet re se në automjet me 38 vjeçarin, përveç efektivit të antidrogës ka qenë edhe një 20 vjeçar.

12:41
Tërnava bën thirrje që besimtarët të respektojnë masat kundër COVID-19 gjatë Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërvana, në prag të festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e Muajit të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, duke u bërë thirrje që gjatë shënimit të kësaj feste, të respektojnë masat kundër koronavirusit.

12:33
Sekuestro pasurive të tre ish-gjyqtarëve/ Gjykata: Të hetuarit u përfshinë në aktivitete të paligjshme dhe vunë pasuri

Pak ditë më parë SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tre ish gjyqtarëve Fatos Lulo, Shkëlzen Selimi dhe Bashkim Dedja të shkarkuar nga vettingu.

12:32
Drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës.

12:27
Aksident në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, makina përplas 4-vjeçarin

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në rrugën “Don Bosko”, në kryeqytet.

12:21
Çlirimi i gazit në minierën në Martanesh, policia procedon penalisht minatorin që u transportua në gjendje të rëndë drejt Tiranë

Një ngjarje e rëndë u shënua, dje, në një minierë në Martanesh, ku si pasojë e çlirimit të gazit humbi ndjenjat dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë një minator, si dhe tre të tjerë u dërguan në spitalin e qytetit.

12:20
Greqi, vaksinime në ishuj/ Të gjithë banorët do marrin Johnson & Johnson

Në një mbledhje me ministrant e kabinetit qeveritar dhe kryebashkiakët e ishujve të mëdhenj të Greqisë, kryeministri Mitsotakis ka shpallur një program vaksinimi të quajtur “Lira e kaltër”, me atë të të cilit do të vaksinohen deri në fund të muajit qershor të gjithë banorët e ishujve të vendit, mbi 18-vjeç, me vaksinën prej një doze Johnson&Johnson.

12:14
Manchester City mbyll llogaritë! Kampion i Premier League pas disfatës së Man. Utd

Për Manchester City ishte vetëm çështje kohe fitimi matematikisht i titullit kampion të Premier League.

12:11
Sarandë/ 68-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në lagjen nr.4, Sarandë.

12:11
U konfliktua me tre persona dhe e plagosën me sende të forta, shpallen në kërkim autorët

Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim dhe është vënë në ndjekje të tre autorëve të plagosjes së një 31-vjeçari.

12:07
Portugali, Sporting kampion/ Tifozët përleshen me policinë gjatë festimeve

Mbrëmja e së martës ishte e paharrueshme për Sporting Lisbonë dhe tifozët e saj.

12:04
“Fitore e qartë…”/ Përfaqësuesi i PS rendit në KAS deklaratat e demokratëve, kërkesa për opozitën: Tërhiqni anikimimet

Eridian Salianji, përfaqësuesi ligjor i PS ka renditur deklaratat e kandidatëve të opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha teksa po shqyrtohej kërkesa ankimore e PD-së për qarkun e Gjirokastrës.

12:02
Vrasja e Everest Çakajt/ Zbardhet dëshmia e gruas së viktimës: Një makinë na goditi nga mbrapa, personi i maskuar u afrua dhe na qëlloi!

Elbasani i trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje e tipit mafioz, në lagjen “Skënderbej” dhe ku mbeti viktimë Everest Çaka dhe u plagos me një plumb në dorë bashkëshortja e tij Silvana Çaka.

11:50
Në qershor qytetarët europianë mund të pajisen me certifikatën e vaksinimit kundër covid-19

Bashkimi Evropian po shpreson që të nxjerrë një certifikatë të covid-19 deri në muajin qershor në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës.

11:37
Tmerr për 26-vjeçaren/ Denoncon të riun që e përndoqi, ngacmoi dhe tentoi t’i hynte me dhunë në shtëpi

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi një 26-vjeçare e ka denoncuar se e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.  

11:31
Moderatori i njohur reagon pas vrasjes së 27-vjeçarit nga shoku i tij: Shihemi në botën tjetër…

27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në Tiranë nga Marius Dema, nuk ishte një fytyrë e panjohur për publikun.

11:30
“Santorini” çon në pranga 26 vjeçarin e shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i../ Arrestohet edhe shoku e tij

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj, një prej tyre i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Kurse bashkëmoshatari i tij akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

11:29
Tjetër sukses për Dua Lipën, ‘rrëmben’ 2 çmimet e rëndësishme në “Brit Awards”

Artistja Dua Lipa ka kërkuar rritje të pagës për punëtorët shëndetësorë në Mbretëri të Bashkuar, pasi fitoi dy çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore për artistët më të mirë në Britani.

11:19
Banorët e Vaut të Dejës ngrihen në protestë: Mark Babani, hiq duart nga taksat tona!

Banorët e Vaut të Dejës me pankarta në duar kanë dalë të protestojnë kundër bashkisë, për shkak të rritjes së taksave.

11:11
Flet vëllai i pronarit të agjencisë që tentoi vetëvrasjen, tregon emrat e policëve që i kanë bllokuar linjën e transportit

Ismet Jahelezi, vëllai i Admir Jahelezit, i cili kërcënoi me vetëvrasje paraditen e sotme se do të hidhej nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka zbuluar me emra personat e Policisë së Qarkullimit Rrugor, që e kanë penguar në vijueshmërinë e punës së tij.

10:55
PD flet me emra në KAS, zbulon ish drejtuesit e policisë të lidhur me bandën e Shullazit që drejtuan fushatën e Çuçit

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë paraqitur në KAS të gjitha pretendimet e tyre në lidhje me blerjen e votës për llogari të PS-së në qarkun e Gjirokastrës.

10:53
20-vjeçarja mbytet për vdekje para bashkëshortit dhe fëmijës së vogël, autorët kërkohen edhe në Shqipëri

Një britanike 20-vjeçare është torturuar për vdekje para bebes së saj 11-muajshe pasi grabitësit hynë natën me forcë në shtëpinë e familjes së saj në Greqi.

10:46
EMRI/ Kush ishte personi që tentoi vetëvrasjen te “Muzeu Kombëtar”, pronar i agjencisë së transportit të pasagjerëve Shqipëri-Kosovë

Personi që tentoi sot vetëvrasjen te “Muzeu Kombëtar” është Admir Jahelezi, pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë. Ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar licencën duke favorizuar persona të tjerë, ndërsa thotë se ka marrë borxhe dhe kredi për të themeluar kompaninë, por është konkurruar në mënyrë të padrejtë.

10:35
Arrijnë në Kosovë 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19

Ka arritur sot kontingjenti prej 38,400 dozash të vaksinës kundër COVID-19.

10:28
U deklarua për të por u puth me Atdheun, Geliani shpërthen kundër Sarës: Ajo nuk ekziston!

Një javë më parë, Sara dhe Geliani, vendosën që të deklaroheshin vetëm për  njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”.

10:20
Tiranë/ Kërcënoi se do të vetëvritej, burri zbret nga godina e “Muzeut Kombëtar”

Personi që kërcënoi me vetëvrasje nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka negociuar me policët dhe ka zbritur, fatmirësisht pa pësuar lëndime.

10:15
Vjedhje, falsifikim dhe mashtrim, pranga 5 personave në Tiranë/ Punohet për kapjen e ‘skifterëve’ që tentuan të vjedhin bankomatin në Golem

Pesë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë tentuar të vjedhin me thyerje një bankomat që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B.

10:08
Tentativa për kultivim kanabisi, 2 persona në pranga/ Në momentin e arrestimit policia ‘e kap mat’ duke…

Policia e Krujës ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe ka vënë nën pranga 2 persona.

10:02
Përndiqte vazhdimisht ish të dashurën, shpallet në kërkim 34-vjeçari/ Arrestohen edhe katër persona të tjerë në Tiranë, akuzohen për…

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.

10:02
KAS shqyrton kërkesat ankimore, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër: 500 mbështetës të PS hynë në Shqipëri para zgjedhjeve

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimin e 18 kërkesave ankimore që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

10:01
Nga arrestimet te gjobat dhe pezullimi i patentave/ Rrugorja rrit vigjilencën pas aksidenteve me vdekje

Policia Rrugore në kuadër të planit operacional “Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë” ka arrestuar shtatë persona, ka ndëshkuar me gjoba 2084 persona, kanë pezulluar 45 lejedrejtimi dhe u ndaluan administrativisht 6 mjete rrugore.

09:56
Aksident në punë, procedohet penalisht inxhinieri i firmës

Një 35 vjeçar, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë është proceduar penalisht, pasi tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor.

09:52
Aksidenti ku vdiq “Xubi i Yzberishtit”, arrestohet drejtuesja e “Toyota Yaris”

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi u shënua ditën e djeshme në Bulevardin e Ri, në Yzberisht.

09:48
OBSH jep alarmin: Mutacioni indian, më i rrezikshmi për momentin, është gjetur në 44 vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) njoftoi sot se mutacioni i koronavirusit, i cili është konstatuar fillimisht në Indi, tashmë është identifikuar edhe në 44 vende të tjera të botës.

09:38
Dita e Infermierëve, Presidenti: Sot u jemi mirënjohës për kujdesin e dëshmuar. Trajtimi i duhur financiar, vendimtar për të frenuar largimin e tyre

12 maji në të gjithë botën ju kushtohet infermierëve, atyre që janë në detyrë, por edhe atyre që tashmë janë në pension. Një ditë homazh edhe për ata që nuk jetojnë më, por kjo ditë është dhe një ditë reflektimi për problematikat me të cilat ata përballen në sistemin shëndetësor.

09:38
33 vjeçari luante kumar/ U vetëplagos në fundshpinë, i riu nga Korça niset për në spitalin e Traumës. Ndalohet shoku i tij

Një 33-vjeçar, i identifikuar si Marsel Rusi, i cili u vetëplagos plumb në fundshpinë gjatë mbrëmjes së djeshme është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.

09:31
Kosovë/ Sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare

Sot do të filloj vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 65-vjeçare.

09:28
Raportohet për përleshje të armatosur në kufirin Iran-Turqi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA raportoi se Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) më 11 maj kanë vrarë shtatë militantë si dhe kanë shpërbërë qelizën e tyre në veriperëndim të vendit afër kufirit me Turqinë.

09:14
Të jesh nënë është si të kesh 2 punë e gjysmë, sociologia: Burri martohet për ta pasur gruan shërbëtore pa pagesë!

Të kujdesesh për fëmijët është me të vërtetë një punë me kohë të plotë. Në fakt, është sa dy punë e gjysmë, sipas një hulumtimi që ka zbuluar se koha që nënat kalojnë në detyra të lidhura me prindërimin barazohet me një javë pune 98 orësh.

09:11
Në qershor evropianët mund të pajisen me certifikatën e COVID-19

Bashkimi Evropian po shpreson që të nxjerrë një certifikatë të COVID-19 deri në muajin qershor në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës.

09:07
Tushemisht/ Ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në hotel, arrestohen katër persona, mes tyre pronari dhe administratorja

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

08:55
“Taksisti” çon në pranga 4 persona! Si tentuan të arratisen dy poseduesit e 900 gr kokainë, në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona, si dhe janë sekuestruar 900 gramë lëndë narkotike kokainë. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti”.

08:48
Ekzekutimi mafioz i Everest Çakajt në Elbasan, shoqërohen në polici disa persona (DETAJE)

Disa persona janë shoqëruar gjatë natës në Elbasan, në lidhje me ekzekutimin mafioz të 41-vjeçarit, Everest Çaka, ngjarje ku mbeti e plagosur në dorë edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka.

08:40
Raportohet për përleshje të armatosur në kufirin Iran-Turqi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA raportoi se Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) më 11 maj kanë vrarë shtatë militantë si dhe kanë shpërbërë qelizën e tyre në veriperëndim të vendit afër kufirit me Turqinë. Sipas raportimit të kësaj agjencie edhe dy anëtarë të Gardës janë vrarë gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit.

08:25
Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

Pasi heshti një kohë të gjatë, Irani ka konfirmuar për herë të parë njoftimet e mediave për zhvillimin e bisedimeve direkte me rivalin rajonal, Arabinë Saudite. „Ulja e tensioneve midis dy vendeve myslimane të Gjirit Persik është në interes të të dy kombeve dhe në interes të rajonit,” tha të hënën (10.05) në një konferencë shtypi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Said Chatibsadeh. Është folur si për temat bilaterale ashtu edhe për temat rajonale, por është ende herët për të njoftuar për rezultatet, tha ai më tej.

08:21
Dita e Infermierëve/ Skënderi tregon sa është numri i bluzave të bardha që janë larguar nga Shqipëria 5-6 vitet e fundit

Pandemia covid-19 dëshmoi edhe njëherë se sa të rëndësishëm janë infermierët në mbarëvajtjen e shëndetit tonë. 12 maji në të gjithë botën ju kushtohet infermierëve, atyre që janë në detyrë, por edhe atyre që tashmë janë në pension. Një ditë homazh edhe për ata që nuk jetojnë më, por kjo ditë është dhe një ditë reflektimi për problematikat me të cilat ata përballen në sistemin shëndetësor.

07:59
Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem?

Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. Atje ndodhen vendet kryesore fetare – të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.

07:24
Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në pjesën e parë të ditës, por që gjatë mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje lokale.

06:56
SHBA/ Gjykata rrëzon kërkesën për falimentim të Shoqatës Kombëtare të Armëve

Gjykatësi Harlin Hale shprehej në një urdhër me shkrim se ai e kishte pushuar çështjen pasi gjeti se kërkesa për falimentim e bërë nga shoqata nuk përmbushte detyrimet ligjore.

06:32
SHBA/ Përplasje në Senat rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor

Të martën në Senat nisi një betejë mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara ndërsa demokratët po përpiqen të miratojnë një projektligj gjithëpërfshirës që ata thonë se do të zgjeronte qasjen e amerikanëve tek votimi. Masa ligjore vjen ndërsa disa shtete të kontrolluara nga republikanët po vendosin kufizime të reja në këtë drejtim.

06:18
Mungesa e vitaminës D/ Zbuloni si ndikon për diabetin dhe ushqimet ku gjendet

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe diabetit. Diabeti është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë.

05:57
Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale vetëm me 2 përbërës

Dhëmbët e fortë e të shëndetshëm mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt. Kjo jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzëqeshjes. Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihet gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i veçantë.

05:30
Këto janë frutat që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar në peshë

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë. Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.

05:05
Çekia publikon listën e 18 diplomatëve rusë të dëbuar nga vendi

Ministrja çeke e Financave, Alena Schillerova ka njoftuar se vendi planifikon t’i kërkojë 47 milionë dollarë Rusisë si kompensim për dy shpërthimet fatale në depot e municioneve ushtarake në Vrbětice që ishte veprim i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU).

03:36
Përfundimisht? Jay Lo dhe Ben Affleck përsëri së bashku

Lajmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë së bashku i gëzuan përsëri fansat në të gjithë botën.

03:13
Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë së Sllovakisë njoftoi sot se po pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit që nuk kanë marrë ende dozën e parë.

02:42
Trump deklarohet për konfliktin Izrael-Palestinë: Ndërsa isha në Shtëpinë e Bardhë, kishte paqe

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump foli të martën mbrëma për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, duke thënë se paqja mbretëroi në zonë gjatë mandatit të tij, pasi armiqtë e Izraelit e dinin që Shtetet e Bashkuara qëndronin fort pranë atij vendi.

02:20
Nigeri, epidemia e kolerës u merr jetën 15 personave

Së paku 15 persona kanë humbur jetën gjatë epidemisë së kolerës e cila u paraqit në Nigeri.

01:56
Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, 9 të vdekur

Gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin rus Kazan, nëntë persona sot kanë humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën, bëri të ditur shërbimi lokal i urgjencës.

01:34
Shefi i OKB-së kërkon t’i jepet fund menjëherë “përshkallëzimit spiral” në Izrael dhe Palestinë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se “përshkallëzimi spiral” në Izrael dhe Palestinë menjëherë duhet të marrë fund.

01:18
Mianmar, gjatë intervenimit të ushtrisë deri tani janë vrarë 52 fëmijë

Së paku 52 fëmijë janë vrarë gjatë protestave në Mianmar, që filluan pasi më 1 shkurt në këtë vend u krye grusht shtet, bëri të ditur Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë.

01:01
Atentat në Elbasan, vritet 41-vjecari/ Viktima Everest Çaka. Plagoset bashkëshortja. Me herët i ishte vrarë vëllai dhe kushëriri

Një breshëri arme zjarri i ka marrë jetën mbrëmjes e së martës në Elbasan 41-vjeçarit Everest Çaka ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij Silvana Çaka.

00:59
M.United mposhtet nga Leicester, Man.City zyrtarisht kampion i Anglisë, fiton titullin e 7-të në histori

Manchester City është zyrtarisht kampion i Anglisë për të 7-ën herë në histori. Pep Guardiola arriti të fitonte titullin e tij të 3-të në karrierë me Citiziens në Premier League dhe e festoi nga shtëpia pasi dhurata City-t i erdhi nga skuadra tjetër e qytetit Manchester United që u mposht nga Leicester City në sfidën që hapi javën e 36-të të kampionatit me shifrat 1-2 në Old Trafford.

00:47
Pirlo: Nuk dua dorëzim, e fitojmë në fushë vendin në Champions

Vetëm tri ditë pas humbjes në shtëpi me Milanin, që komplikoi totalisht objektivin për një vend në zonën Champions, Juventus do të ketë mundësinë të lërë pas krahëve humbjen me kuqezinjtë, pasi do të luajë transfertën ndaj Sassuolos.

00:33
Gara për titullin kampion/ Barcelona gabon, ndalet nga Levante

Barcelona ka gabuar rëndë në garën për titull në La Liga. Pas barazimit në përballjen direkte ndaj Atletico Madrid, blaugranat u ndalën edhe në javën e 36-të të kampionatit në një barazim 3-3.

00:02
Vrasja e Mehmet Qemës/ 5 personat që ishin pranë tij në minutat e fundit të jetës arrestohen, 1 vihet nën hetim (Emrat+Fotot)

Policia ka vendosur të arrestojë 5 persona nga 6 që ishin të pranishëm gjatë vrasjes së Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Ata janë Blerim Hoti, Erlin Peka, Xhuliano Koçi, Frenkli Myftarin dhe Marius Dema, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 27-vjeçarit.

E martë, 11 Maj 2021
23:45
Tërmet me magnitudë 5.2 në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në jugun e Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, në zonat e jugut, kryesisht në Korçë.

23:31
Top Story/ “Koha Jonë” nuk ishte vetëm shkollë gazetarie, por mbi të gjitha “fabrikë” karakteresh

Gazeta “Koha Jonë” ka hyrë në historinë e Shqipërisë dhe të shtypit të vendit si një fenomen sui generis, me një rol të padiskutueshëm në politikën e asokohe deri më 1997 dhe me një impakt të jashtëzakonshëm në shoqëri.

23:20
Top Story/ Armiqësia me pushtetin e Berishës, si i përndiqte SHIK gazetarët e “Koha Jonë”

Dy armiqtë e përbetuar që luftonin në mënyrë të paepur njëri-tjetrin; ishte shteti autokrat që vishte mantelin blu të demokracisë dhe gazeta më e madhe në vend “Koha Jonë”.

23:06
Tronditet dhe Korça! Një i plagosur me armë zjarri

Të shtënat me armë kanë tronditur mbrëmjen e sotme dhe qytetin juglindor.

23:04
Top Story/ Si i rekrutonte gazetarët e rinj gazeta më e madhe në vend

Të gjithë gazetarët e kujtojnë me nostalgji atë kohë, edhe pse një nga periudhat më të vështira si profesionale ashtu edhe jetësore.

23:01
Top Story/ ”Koha Jonë” si ndikoi në politikën e asaj kohe dhe impakti në shoqëri

Gazetaria që bënin të rinjtë e “Koha Jonë” në ato vite ishte idealiste, rebele dhe aventuriere.

23:00
Si duken sot, yjet e viteve 2000? Ndryshime drastike

Disa nga të personazhet, që morën famë në fillim të këtij shekulli janë sot sërish të njohur për publikun dhe teksa shohim fotot e asaj kohe, kuptojmë sa shumë kanë ndryshuar.

23:00
Ambasadorja Yuri Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri

Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gendler kanë shtruar një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.