Shpërthen bombola e gazit në Korçë, 3 familjarët përfundojnë në spital, ja gjendja e tyre shëndetësore

05/11/2021 12:13

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, nga të dhënat e para mësohet se tre shtetasit, familjarë me njëri tjetrin, ndodheshin në banesën e njërit prej tyre në momentin që ka shpërthyer bombola.

Shtetasi F. L., rreth 63 vjeç, K. B., rreth 30 vjeç, dhe shtetasja A. N., janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Korçës me djegie trupore si pasojë e shpërthimit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit”, njofton policia.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti të rëndë ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel