Kartmonedhat e reja në treg/ Sejko: Nevojat për stoqe nga bankat e nivelit të dytë, rriten kërkesën për një prerje më të lartë

05/11/2021 12:06

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko këtë të premte është shprehur se masa e parasë që hidhet në qarkullim është e kalkuluar dhe prerjet e reja janë thjesht përmirësim i cilësisë së monedhave, duke rritur elementet e sigurisë.

Ai tha se prerja më e lartë është bërë për nevoja thesarizimi, pasi paraja në qarkullim është rritur disa herë dhe sigurisht nevoja për stoqe nga bankat e nivelit të dytë dhe Banka e Shqipërisë ka rritur nevojën për të pasur një prerje më të lartë.

Masa e parasë që hidhet në qarkullim është e kalkuluar nga Banka Qendrore dhe prerjet ose primtimi i ri i kartmonedhës është thjeshtë përmirësim i cilësisë se monedhës duke rritur elementet e sigurisë dhe duke e përshtatur kartmonedhën me përmasa bashkëkohore dhe element bashkëkohorë edhe nëse ne nuk do kishim emision të ri, do të vazhdonim me emisionin e vjetër, ndërsa paraja në qarkullim do të ishte po ajo që ishte, pavarësisht nga prerjet. Prerja më e lartë është bërë për nevoja thesarizimi duke qenë se sasia e parasë në shumë vite, flasim që nga vitit 1996 duke qenë se ka qenë emisioni i fundit i kartmonedhës, paraja në qarkullim është rritur disa herë dhe sigurisht nevoja për stoqe, thesarizim do të thotë stoqe, nga bankat e nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë, por edhe qarkullimi ka rritur nevojën për të pasur një prerje më të lartë”, tha Sejko.

Guvernatori theksoi se emisioni dhe printimi i parasë ka një formulë, sigurisht këtu ndikon edhe tregu dhe ne do t’i përgjigjemi kërkesave të tregut, por nuk ka asnjë ndikim në inflacion.

Nëse do të kishte një inflacion edhe shumë më të lartë në një situatë hipotetike, po marrë këtu në krahasim rastin e krizës së Turqisë para shumë vitesh dhe situata do të kërkonte të printohej një para me disa zero mbrapa, atëherë do të ishte një situatë e veçantë që kemi parë shtete të ndryshme që i janë përgjigjur. Por ne nuk jemi në këtë situatë. Premtimi i kartmonedhës së re është bërë për të rritur elementet e sigurisë dhe kjo është parashikuar mbi dhjet vite më parë. Bile ne kemi qenë të vonuar në procesimin e këtij procesi, dhe kjo nuk ka ndikim në parametrat makro-ekonomik, nivelin e borxhit dhe inflacion”, tha ai.

Pas më shumë se 20 vitesh nga fillimi i hedhjes në qarkullim të serisë aktuale të kartëmonedhave Lek, Banka e Shqipërisë lajmëroi serinë e re të përmirësuar të kartëmonedhave shqiptare, të cilat do të hidhen në qarkullim gradualisht.

Seria e re erdhi me një dizajn të rifreskuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë, me standarde të kartëmonedhave të vendeve më të përparuara.

Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit. Seria e re e kartëmonedhave Lek do të përmbajë 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Top Channel