IKMT “zbarkon” në Palasë, prishen disa objekte pa leje, arrestohen 11 persona

05/11/2021 12:35

Këtë të premte fadromat e IKMT kanë mbërritur në fshatin Palasë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me IMT e Himarës kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekte pa leje në këtë fshat dhe kanë shembur të gjithë ndërhyrjet e paligjshme të bëra nga subjektet.

Ndërkaq, mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë vënë nën pranga 11 persona.

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.

Top Channel