Vaksinimi në vendin tonë është shtrirë që nga 1 nëntori tek moshat mbi 16 vjeç, me miratimin e prindërve.

Madje Komiteti Teknik I Ekspertëve ftoi edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç të vaksinohen, nëse vuajnë nga sëmundje që prekin sistemin imunitar.

Ajo që vihet re është se personat mbi 60 vjeç e kanë përkrahur vaksinën e tretë, ndërsa të rinjtë dhe prindër vazhdojnë të ngurrojnë.

Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në vend janë vaksinuar deri më tani mbi 1 milion e 900 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 900 mijë të vaksinuar me dy doza.

“Unë jam 21 vjeç, studente. Sapo u vaksinova. E kisha shtyrë për probleme të miat shëndetësore. Jam 18 vjeç. Nuk do doja ta bëja vaksinën. Nëse do vihej kusht në shkollë do ta bëja. Edhe familja nuk ma lejon ta bëj vaksinën”, tha ajo.

“Unë nuk do ta vaksinoja fëmijën tim.”

“Unë jetoj në Belgjikë. Kur të vaksinohet shumica, do vaksinohemi edhe ne. Vajza ime është 11 vjeç”, tha një tjetër qytetar.

“Unë nuk dua ta bëj vaksinën, nuk kam besim tek ajo.”

“Unë jam pensioniste. Do ta bëj patjetër dozën e tretë, kam bërë dy deri tani. Kur të më thotë mjekja e familjes do shkoj. Edhe fëmijët që jetojnë në Itali janë vaksinuar të gjithë. Jam për vaksinimin e fëmijëve me pëlqimin e prindërve.”

Top Channel