Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Lushnja i është bashkuar hartës së festave për mjaltin. Zona e Golemit ka hedhur hapin, ku për herë të parë bletërritësit arritën të ekspozojnë prodhimet e tyre.
Panairit i janë bashkuar edhe prodhues të produkteve të tjera, të cilët kanë mundësinë të paraqesin prodhimet e stinës. Ata kërkojnë më tepër pjesëmarrës, por edhe të bëhen pjesë e panaireve që zhvillohen në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Promovimi i produkteve të zonës por edhe organizimi i sa më shumë festave, mendohet të kthehen në tradita vjetore për pushtetin lokal.
Në panairin e parë të mjaltit morën pjesë 25 bletërritës të cilët kërkuan më shume subvencione për bletarinë nga skemat mbështetëse të qeverisë.
Top Channel