Verifikimi pas zgjedhor nxori zbuluar komisionerët partiak të cilët rrezikojnë burgun  pasi kanë futur duart  në 95 përqind të kutive duke tjetërsuar  votat e kandidatëve. 

Nga verifikimi i 10 përqind të kutive të votimit, rezulton se në 40 qendra votimi,  diferenca  lëviz nga 10 në 20 vota ndërsa në 19 qëndra votimi rezultati lëviz  me 80 vota.

Nga hetimi i votave për subjektet politike, shkeljet  e konstatuara  mbeten vetëm në rang të gabimeve njerëzore.

Nga kryqëzimi i pajisjeve të identifikimit biometrik  u konstatuan

1 mijë e 6 raste të dyshuara. 20 komisionerë do japin llogari para drejtësisë pasi  shenjat e gishtërinjve  i  kanë në dy qendra votimi.

Fleta e votimit ngatërroi shqiptarët me 25 Prill duke bërë që të zgjedhin jo vetëm kandidatin, por edhe subjektin  e gabuar. 6 muaj pas mbylljes së procesit zgjedhor KQZ pati një përgjigje zyrtare për 80 mijë  votat që rezultuan të pavlefshme  në zgjedhjet parlamentare.

Teknologjia funksionoi  100 përqind në njësinë  numër 10 ku për herë të parë u realizua  si votimi ashtu edhe  numërimi elektronik i votave.

Top Channel