Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku në komunikimin për mediat kanë dhënë detaje në lidhje me verifikimin paszgjedhor të 25 prillit.

KQZ ka paditur komisionarët, pasi gjatë verifikimit u gjetën fakte se manipuluan votat në 25 prill.

Sipas Celibashit, 224 qytetarë kanë votuar dy herë, ndërsa 44  qytetarë kanë votuar më shumë se dy herë, 518 herë në total.

“224 qytetarë kanë votuar dy herë, kur një person ka shënuar gishtin ky ka edhe një lexim me po të njëjtën shenjë gishti. 44 shenja gishti kanë votuar më shumë se dy herë për 518 herë në total”, tha Celibashi.

“Në 28% të qendrave nga 519 të këqyrura kanë diferencë nga 1-9 vota. 1%, në 4 QV nga 519 kanë ndodhur diferenca nga 10-30 vota, nuk ka raste që diferenca për partitë të jetë mbi 30 vota”, tha Celibashi.

“Në 41% të fletëve të pavlefshme është votuar më shumë se një parti. 25% e fletëve të pavlefshme është votuar për një subjekt dhe kandidat të një subjekti tjetër, 15% të pavlefshme se ka qenë e pamundur për t’u vlerësuar dhe lexuar zgjedhja e votuesit, ndërsa 19% janë raste të tjera”, theksoi komisioneri.

Sipas Celibashit, për qytetarë që kanë votuar në dy qendra votimi do të dërgohen cështjet në Prokurori dhe të nisin hetimet.

KQZ do bëjë një vlerësim të natyrës së parregullsive të evidentuara, do kenë një verifikim më të thelluar të rasteve të shenjave të gishtave në më shumë se një qendër votimit, në ato raste ku shenjat janë gjetur në dy qendra të ndryshme do kërkohet dërgimi çështjes në institucionet ligjore, kur janë konstatuar shenja gishti të lidhura me më shumë se dy mjete identifikimi, do bëjmë kallëzim për ndjekje penale. Nga pikëpamja administrative jemi përpara shkeljeve të rënda administrative. Do t’i kërkojmë prokurorisë të nisë hetimet përkatëse”, theksoi ai.

Raporti i_verifikimit_paszgjedhor_ne powrpoint

FOTO GALERI
1/16

Top Channel