Graniti me Fifin kanë zgjedhur që mbasditen e sotme ta kalojnë duket biseduar me njëri-tjetrin për disa shqetësime zemre që kanë përjetuar.

Fifi rrëfeu për djalin që dashuron por tregoi se nuk mund të jetë me të. Ajo nuk ngurroi që të kërkonte edhe një këshillë nga Graniti.

Fifi: Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?

Graniti: Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë.

Top Channel