Bankieri londinez refuzon vrasjen makabre të prostitutës së luksit gjatë sesionit me droga e shampanjë (fotot)

05/11/2021 16:31

Janë publikuar së fundmi në Britani momentet kur një financier i qendrës së Londrës mbledh supet dhe hiqet si i trishtuar për vrasjen me sende të forta të një vajzë që kishte thirrur për seks e droga në apartamentin e tij.

50 vjeçari Zahid Naseem, babai i dy fëmijëve, qëlloi për vdekje në kokë me shtypësen e piperit Christina Abbotts, e cila punonte si një eskortë private me pagese 2,000 paundë nata.

Një dokumetar i ri tregon sesi konsulenti i investimeve Naseem, vrau pa mëshirë 29-vjeçaren në 2018, teksa hetuesve i thoshte se nuk mbante mend asgjë.

Në imazhe ai shihet në dhomën e intervistës së policisë me pamje të trishtuar në fytyrë, duke u thënë oficerëve se ishte “i shokuar” për vdekjen e saj.

Eksperti i gjuhës trupore Dr Cliff Lansley thotë në dokumentar se Naseem tenton të shfaqje keqardhje të rreme, për të bërë që policia ‘të jetë në anën e tij’, shkruan DailyMail.

Naseem tha në polici se ishte i tronditur në kulm nga vdekja, por gjithsesi ishte kthyer në dhomën e ndenies ku nisi të pinte vodka.

Në pamje ai thotë: “Diçka duhet të ketë ndodhur, në fillim isha unë me të, më pas ajo nuk ishte më. A e godita unë? Nuk mbaj mend ta kem goditur, jo”.

“Ne nuk u përleshëm. Unë nuk jam një psikopat që sajon histori, po ju tregoj atë që ndodhi ose që nuk ndodhi, nuk mund t’ju them më shumë”.

Zahid Naseem deri më parë kishte shijuar një karrierë ekstravagante, fillimisht duke punuar për bankën HSBC dhe më pas për financierët e Merrill Lynch, para se të vendosej me BNP Paribas si specialist i menaxhimit të riskut.

Më herët asi ishte shkarkuar nga grupi Aberdeen Asset pas pretendimeve se kishte shpenzuar 20,000 paundë nga karta e kreditit të kompanisë.

Megjithse fitonte rreth £250,000 në vit, kostot e jetës së eksesit e kishin lënë Naseem me borxhe deri në £100,000 dhe një temperament të paqëndrueshëm, u tha në gjykatë.

FOTO GALERI
1/8
Viktima Christina Abbotts, dhe vrasesi Zahid Naseem

Top Channel