Baba e bir kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për mbajtje armësh dhe municioni luftarak.

Policia arriti të siguronte informacione nga banorët se dy persona lëviznin me armë me vete në triçikël.

Babait 39 vjeç dhe djalit të mitur 16 vjeç iu gjetën 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak në mjet, ndërsa u kapën në rrugën “Ali Kolonja”.

Gjithashtu u vu nën hetim edhe një 68-vjeçare, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Parandalimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihen në pranga babë e bir. Procedohet në gjendje të lirë dhe një 68-vjeçare, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -S. J., 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 2 shtetas po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin”, sipas policisë.

Sipas ‘bluve’, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Top Channel