Mbrëmjen e djeshme konkurenti më i ri Igli është vënë në pozitë të vështirë nga disa nga banorët.

Arditi në një bisedë me Beatrix i tregon asaj për ‘konfliktin’ që pati me Iglin.

“Igli po i thonte Ilirit që unë nuk luaj një aktor qe ka shumë vite që ka vdekur,ngaqë dal në skenë rrallë e permall dhe unë dal në gjërat që kanë shumë vlera dhe unë e pyeta i thash ti thua që nuk bën gjëra konverciale,por ke dal në një klip si e mendon këtë gjë? Ai tha që e ka bërë këtë gjë për mirësi dhe u kthye në një mënyrë shumë arrogante duke më thënë dhe provokator. Thjesht doja të kuptoja botkuptimin e atij personi”-shprehet ai.

Beatrix nga ana tjetër i thot Arditit që Igli që në fillim që ka ardhur ka qenë një tip i ftohtë dhe nuk kishte pse ta pyeste për gjëra personale ku ai nuk ishte gati ti thonte.

Top Channel