Me pishinë private dhe pamje nga oqeani/ Leo Messi nxjerr në shitje apartamentin luksoz që bleu 7 muaj më parë (Foto)

05/11/2021 16:37

Futbollisti Lionel Messi ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij luksoz me vlerë 5 milion paund në Miami.

Apartamenti i tij ndodhet në katin e nëntë, të cilin e bleu në prill të këtij viti, por për shkak të zhvendosjes ai kërkon ta shesë.

Ky apartament është vetëm 10 milje larg plazhit Miami dhe ka pamje tepër të bukur nga oqeani. Në total është rreth 500 metra katror, ka 4 dhoma gjumi, 4 tualete, pamje 360 gradë dhe një tarracë të madhe prej 200 metrash katrorë nga e cila duket një pamje fantastike.

Gjithashtu ka pishinë private, spa, ambient për palestër, studio joga dhe ambient për të luajtur fëmijët.

Futbollisti zotëron gjithashtu një apartament në Porsche Design Toëer në Sunny Isles Beach, të cilin e bleu dy vjet më parë për 8.5 milionë euro.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel