E enjte, 15 Korrik 2021
18:20
Rusia/ Dënohet me 6 vite burg për investitorin amerikan, dyshohet se…

Një prokuror rus i ka kërkuar gjykatës që të japë dënimin me gjashtë vjet burg për investitorin amerikan dhe themeluesin e grupit të investimeve Baring Vostok Michael Calvi, duke e shpallur atë fajtor për përvetësimin e 2.5 miliard rublave (28.5 milion euro) nga banka Vsotsnii.

18:19
Merkel: Do të bëhet gjithçka për gjetjen e të zhdukurve nga përmbytjet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do të bëhet gjithçka e mundur për të gjetur të gjithë njerëzit e zhdukur nga përmbytjet në Gjermani.

18:07
Koncert në kalanë e Beratit/ Muzikë barok për publikun e moshave të treta e personat me aftësi të kufizuar

Nën vezullimin e yjeve, në Berat u organizua një koncert Vox Baroque.

18:06
Mbi 40 të vdekur nga përmbytjet në Evropën Perëndimore

Përmbytjet masive kanë shkaktuar vdekjen e mbi 40 vetëve në Gjernmani dhe në Belgjikë. Dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të stuhive të fuqishme në Evropën Perëndimore.

18:02
E rëndë në Berat/ U fut për t’u larë në lumë me bashkëmoshatarët, mbytet adoleshentja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, në lumin Devoll. Një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç po laheshin në lumë, teksa një vajzë u mbyt.

18:00
Gruaja më e shëmtuar e botës tallej e ofendohej nga spektatorët, por ishte ajo që ‘qeshi e fundit’ (fotot)

Mary Ann Bevan vuante nga akromegalia, një çrregullim që i shkaktonte trupit të saj të prodhonte tepër hormon rritjeje. Por ajo çka gruaja nuk dinte, ishte se fatkeqësia e saj do t’i sillte mjaft të ardhura.

17:58
Sulmet raciste në rrjetet sociale, nisin arrestimet në Angli

Policia Angleze arrestoi katër persona që kanë lidhje me mesazhet ofenduese në internet ndaj futbollistëve të përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

17:48
Inspektohen ujëmbledhësit dhe puset e ujit në Shtime

Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Shtime, si dhe përgjegjësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal (KUR) “Prishtina”, kanë vizituar dhe inspektuar të gjitha puset e ujit dhe ujëmbledhësit që furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.

17:38
E frikshme/ Gruaja e zhveshur ngec me kokë poshtë mes dy ndërtesave në Kaliforni

Një grua e zhveshur mbeti e bllokuar mes dy ndërtesave në Kaliforni të martën.

17:35
U identifikuan bakterie në ujin e Deçanit, pas rezultatit të analizave Ramosaj merr vendimin e rëndësishëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do e ketë më Komunën e Deçanit nën menaxhim.

17:31
Talibanët ofrojnë armëpushim në këmbim të lirimit të të burgosurve

Talibanët propozuan një armëpushim tremujor në Afganistan, në këmbim të lirimit të 7,000 luftëtarëve të kapur, tha një zyrtar qeveritar.

17:28
Plehrat ‘pushtuan’ Durrësin/ Qeveria merr vendimin: Ofrojmë mbështetje financiare, kryebashkiakët të gjejnë urgjent zgjidhje!

Situata kaotike e krijuar në qytetin e Durrësit nga plehrat ka sjellë reagimin e qeverisë shqiptare.

17:15
‘Njeriu gjarpër’ pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit, vdes nga kafshimi i kobrës kur tentoi ‘ta puthte’ (fotot)

Një filipinas i njohur si ‘njeriu gjarpër’ dhe pretendonte se kishte imunitet ndaj helmit të tyre, ka vdekur së fundmi kur një kobra e kafshoi në gjuhë teksa “mjeshtri” tentonte ta puthte për të dhënë spektakël.

17:10
Policia ndëshkon ‘shoferët e pabindur’, 9 përfundojnë në pranga, pezullohen 45 patenta

Policia vijon me kontrollet intensive në të gjithë rrugët e vendit, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

17:10
Zbulohet analiza e zgjedhjeve të 25 prillit/ PD tregon së në cilat qarqe mund të merrnim më shumë mandate

Burime për Top Channel bëjnë me dije se sekretariati i Partisë Demokratike ka paraqitur raportin e plotë me konkluzionet e dala nga analiza e zgjedhjeve të 25 prillit dhe që pritet që t’i paraqiten Kryesisë.

17:09
“Atara lëre Tik Tok-un”/ Turjan Hysko bëhet baba për herë të parë, këshilla për foshnjen

Moderatorët e njohur Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë.

17:02
Balla takon ambasadorin e Finlandës, Gustafsson: Finlanda mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim Ambasadorin e Finlandës Jari Gustafsson.

17:00
Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: 13 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

16:55
5 vjet nga Grushti i Shtetit në Turqi. Rrëfimi i Ambasadorit të Turqisë z. Murat Ahmet Youruk për Top Talk

5 vite më parë në orët e mbrëmjes së 15 korrikut në Turqi ndodhi një përpjekje serioze për grusht shteti.

16:53
Rusi/ Shënohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19

Në Rusi me 791 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, duke e rritur numrin e viktimave në mbi 146 mijë.

16:51
Varri masiv i ekzekutimeve naziste me rreth 20,000 njerëz zbulohet në Rusi (fotot)

Një varr masiv makabër që besohet se mban dhjetra mijëra viktima të ekzekutimeve naziste, është zbuluar së fundmi në Rusi.

16:49
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit/ Balluku: Synojmë të bëhemi një fuqi eksportuese për rajonin

Ditën e sotme është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për të eksploruar bashkëpunimin potencial për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

16:42
Argjentinë, 5 ditë zi kombëtare pasi vdekjet nga COVID-19 tejkaluan 100 mijë

Argjentina ka shpallur 5 ditë zi kombëtare për shkak se numri i vdekjeve nga koronavirus tejkaloi 100 mijë.

16:40
Moti i keq në Evropë/ Xhaçka: Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur pjesëtrarët e tyre si pasojë e motit të keq në Belgjikë, Gjermani apo edhe Holandë.  

16:18
Ministrja Kushi uron ekipin olimpik përpara misionit në Tokio: “Lojërat Olimpike, garë paqësore që bashkon botën dhe përcjell optimizëm për të ardhmen”

Në Galanë Olimpike të organizuar mbrëmë në Pallatin e Brigadave me rastin e nisjes së sportistëve tanë elitarë në aktivitetin më të madh të botëror të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka adresuar edhe një fjalë përshëndetëse, duke shprehur bindjen se ata do të na përfaqësojnë denjësisht sikurse kanë bërë edhe në kampionatet e tjera ndërkombëtare.

16:17
Përfundojnë kurset e oficerëve, Ministri: Së shpejti mësimi në anglisht, AFA sipas modelit të West Point

Shtatëdhjetë e gjashtë oficerë të Forcave të Armatosura dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan kurset e gradave në Akademinë e FA.

16:14
Ligji i Macron për vaksinat e detyruara/ Makina të djegura në protestat masive në Paris (fotogaleri)

Protestuesit në Paris u sulmuan me gaz lotsjellës gjatë demonstratave të dhunshme kundër ligjit të ri që bën të detyrueshme vaksinat e Covid-19 për punonjësit e shëndetësisë, dhe kërkon pasaporta vaksine për të hyrë në bare e restorante.

16:14
Serbia siguron llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka siguruar llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania farmaceutike amerikane, Moderna.

16:13
Nis ndërtimi i maternitetit të ri/ “Mbretëresha Geraldinë” do të zgjerohet dhe modernizohet

Në Tiranë u vendos gur-themeli zgjerimit dhe modernizimit të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në një hapësirë prej 6.000 m2, me 360 shtretër, shtimin e sallave të lindjes nga 6 aktualisht në 10 për të cilat ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do ti shërbejnë çdo vit 20.000 pacienteve.

16:10
Kosovë/ Katër raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Në Kosovë u regjistruan të enjten edhe katër persona të infektuar me koronavirus. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,476 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

16:08
Gjenden baktere potencialisht kontaminuese të ujit në Deçan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se nga mostrat e ujit, të marra në Deçan më 12 korrik, janë identifikuar disa baktere që “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.

16:06
16 vjet në Unesco/ Gjirokastra bën bilancin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

Gjirokastra feston sot 16 vjetorin e pranimit të saj në UNESCO.

16:04
“Sa lek ke marrë?!”/ Përplasje fizike në Gjykatën e Vlorës, Arqile Basho: Jemi të rrezikuar!

Prej tetë vitesh familja Myslimi po përplaset nëpër dyert e gjyqësorit të Vlorës për një pronë e cila nga shtëpi banimi është bërë pallat.

15:50
Përkujtohet grushti i shtetit/ Tiranë, ambasadori turk: Mes 251 viktimave kishte edhe shqiptarë

Sot mbushen 5 vite nga tentativa e grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi.

15:43
“Do kthejmë kriminelët në Shqipëri”/ Ministrja e Brendshme britanike tregon marrëveshjen me Shqipërinë

Priti Patel, sekretare shteti në Ministrinë e Brendshme angleze Home Office, ka publikuar në Facebook një video mesazh, ku jep detaje përse e zhvilloi dhe çfarë arriti gjatë vizitës në Tiranë, ku nënshkroi një marrëveshje thelbi të cilës është, përshpejtimi dëbimit të shqiptarëve ilegal dhe atyre të dënuar për krime në Britaninë e Madhe.

15:43
Helmimi masiv në Deçan/ Dalin rezultatet e analizave, identifikohen disa bakterie

Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Pejë ka marrë mostrat e ujit nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto fshatra.

15:36
Menaxhimi i integruar i kufijve/ Ambasadorja e SHBA në Shqipëri takon homologen e Shkupit në Qafë-Thanë

Ngritja e një pike të përbashkët të kalimit kufitar të Qafë Thanës, me synimin për të ulur ndjeshëm kohën e lëvizjes së mallrave dhe lehtësuar transportin është një tjetër hap që po ndërrmeret me mbështetjen e qeverisë amerikane për të përgatitur këto vende drejt integrimit ekonomik dhe BE.

15:34
OTP Bank Albania nderohet me çmimin “Bank më e Mirë” në Shqipëri nga Euromoney Awards for Excellence 2021

Ky është viti i dytë rresht që Banka OTP Albania njihet si “Banka më e Mirë” në Shqipëri prej Euromoney, gjatë ndarjes së Çmimeve të  Ekselencës 2021.

15:32
Përmbytjet e papritura shkaktojnë kaos në Zvicër, Holandë, Belgjikë, Gjermania nxjerr autoblindat (fotogaleri)

Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe të paktën 70 janë ende të humbur nga stuhitë e papritura të shirave në të gjithë Evropën qendrore e veriore. Makina e shtëpi u morën nga ujërat në Gjermani dhe disa pjesë të Belgjikës.

15:23
Kush helmoi në Deçan? Deputetët, debate dhe pyetje nëse kanë gisht serbët

Edhe sot në Deçan, një numër i madh i qytetarëve ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” .

15:21
Ryshfet me peshk, telefon dhe euro/ Gjykata lë në fuqi ndalimin për ish zv/ministren Rovena Voda

Rovena Vodën ish zv.ministren e Brendshme nuk e ndihmoi aspak pretendimi i mbrojtjes që i tha gjykatës së SPAK reagoi një vit me vonesë  dhe se nuk egziston asnjë rrezik që ish zyrtarja të shkatërrojë provat.

15:11
Çmimi i naftës shkoi në 183 lekë/ Rritja më e fortë brenda dy javëve. Ekspertët fajësojnë edhe taksat

Ndërsa ekonomia nuk është rimëkëmbur akoma nga pandemia, çmimi i naftës ka arritur në nivelet e saj normale. Nafta, benzina dhe gazi kanë ardhur me rritje brenda dy javësh në nivelin e 178 – 183 lekëve për litër. 

14:56
Përmbytjet katastrofike në Gjermani: 33 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

33 persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e përmbytjeve masive që kanë përfshirë vendin.

14:55
Zbulohet varri masiv në Përmet, dyshohet se janë viktima të diktaturës!

Një varr masiv, me eshtra që dyshohet se janë viktima të diktaturës, është zbuluar në Përmet.

14:35
Prodhim dhe shitje kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Një 24-vjeçar, banues në Grudë e Re në Shkodër është arrestuar pasi merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit

14:33
Kompanitë mund të përjashtojnë punëtoret që mbajnë shami! Gjykata Evropiane merr vendimin

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim që kompanitë mund të ndalojnë vendosjen e mbulesës myslimane në kokë, me kushte të caktuara.

14:31
Legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit/ Ja pyetjet që Gjykata Kushtetuese do t’i drejtojë Venecias

Gjykata Kushtetuese ka publikuara pyetjet me të cilat do t’i drejtohet Komisionit të Venecias sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

13:57
Raporti nga Komiteti i Helsinkit: Serbia të ndalojë me politikën e pasivizimit të adresave, spastrim i shqiptarëve

Komiteti Helsinkit në Serbi në një raport të tyre ngre shqetësimin se Serbia me politikat e saj të pasivizimit të adresave, po çon drejt asaj që mund të quhet një spastrimi etnik i komunitetit shqiptar atje.

13:54
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim: SHBA mbështet anëtarësimin në BE

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dha një mesazh të rëndësishëm nga Qafë Thana ditën e sotme.

13:31
Lezhë/ Parcela me drogë në fshat, arrest me burg për kryetarin e njësisë administrative dhe dy të tjerë

Kryetari i Ungrejit, në Lezhë, Gëzim Kola po kërkohet nga policia, pasi në njësinë që administron u gjetën parcela me kanabis.

13:18
“Pse ça kujton se është lirë?” Sa kushtoi arka me peshk që mori Voda me makinën e ministrisë në këmbim të një vendi pune

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

13:13
Ja si u justifikua ish-zëvendës ministrja e Brendshme përmes avokatëve

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, është dënuar me arrest me burg për korrupsion.

12:44
“Qyqa ka kamera këtu”/ Zbardhen përgjimet për aferën korruptive ku është e përfshirë ish-zv.ministrja

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

12:41
Foshnja vetëm 1 orëshe ndërron jetë, pasi mjekët i dhanë gaz në vend të oksigjenit

Një djalë vdiq vetëm një orë pasi lindi sepse mjekët gabimisht i dhanë gaz në vend të oksigjenit.

12:30
“Kam hallin mos donte më shumë të na vejë në vend tamam”/ Zbardhen përgjimet, e përfshirë ish-zv.ministrja

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

12:28
Materniteti ‘Mbreteresha Geraldinë”, Manastirliu: Ruhet godina historike dhe dyfishohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët

15 Korrik, Tiranë- Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” u vendos sot guri i themelit për ndërtimin e godinës së re që do të rrisë kapacitetet për nënat dhe fëmijët, pjesë e projektit madhor për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit historik të Tiranës.

12:24
Si të ushqehemi në vapë/ Këshillat e nutricionistëve: Shmangni dhjamin dhe ëmbëlsirat

Po përjetojmë verë përvëluese, me valë të nxehti që vijnë nga Afrika.

12:20
Mbytet në plazhin e Kunes, 77-vjeçari nga Kosova

Një i moshuar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në plazhin e Kunes, në Lezhë.

12:19
Shkollat “Nënë Tereza” dhe “J.F. Kennedy” në Kodër Kamëz drejt fundit të punimeve

Veliaj: Standard të njëjtë arsimor për një start të barabartë për çdo fëmijë

12:07
Tapë në timon e drogë në makinë, 4 të arrestuar në Tiranë

35-vjeçari me iniciale N.M është arrestuar sot në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit iu gjet drogë në automjet.

12:03
Pranga ish-drejtorit të postës/ Korçë, nënshkroi kontrata fiktive QIRAJE. Abuzimi 23 milionë lekë

Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë janë arrestuar pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, dhe Pogradec.

12:00
Mori 2 mijë euro për një vend pune/ Arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, momentet kur del nga gjykata

GJKKO la në “Arrest shtëpie” Vodën më 13 korrik, ndërsa akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar avokaten Florida Beu, e cila është gjithashtu nën arrest shtëpiak së bashku me shoqen e ish-zyrtares, Majlinda Hasanin.

11:54
Rama: Do ndërtojmë rrjet antikorrupsion në të gjithë shërbimin publik!

Kryeministri Edi Rama tha se vizioni për ta shndërruar shëndetësinë në një pikë referimi për të gjithë rajonin po ecën në rrugën e duhur.

11:48
Me kanabis në shtëpi, arrestohet 49-vjeçari në Delvinë

Një 49-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në banesë iu gjetën fidanë kanabisi.

11:44
Kërkoi legalizim të ryshfetit, Rama për mjekun: Mbresëlënës nga paturpësia e propozimit

Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë dhe infermierë në kuadër të nisjes së punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka reaguar edhe në lidhje me propozimin e një mjeku për të legalizuar ryshfetin.

11:31
Spartak Ngjela: Në Shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë, do merren prapë

Në Shqipëri janë vjedhur 20 milionë dollarë dhe do tu merren” ka thënë avokat Spartak Ngjela i ftuar ditën e sotme në një lidhje skype në emisionin “Breaking” në TopNews.

11:30
Policët i vijnë në shtëpi kur aktivistja kubaneze po jepte intervistë në televizion, gjithçka filmohet ‘live’

YouTuberja kubaneze Dina Fernandez e njohur si Dina Stars, tha se u thirr nga autoritet e sigurisë kubaneze në Havana teksa po jepte një interviste ‘live’ të martën.

11:19
Objektivat/ Udhëheqësit e BE-së propozojnë planin më ambicioz për klimën

Bashkimi Evropian ka njoftuar një sërë propozimesh për ndryshimin e klimës që synojnë ta shtyjnë atë drejt neutralitetit deri në vitin 2050.

11:15
“Mjafton të fusë këmbën se e rrisin në post”/ Si ish-zv.ministrja e Brendshme mori 2 mijë euro për një vend pune, zbardhen përgjimet

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

10:57
Vrasja e bujshme në Mykonos, si konflikti banal për qiranë e shtëpisë i mori jetën shqiptarit

Vrasja e 27-vjeçarit Altin Hoxhaj në ishullin Mykonos të Greqisë është zbardhur nga policia .

10:44
“Po na vendosin çipin”/ Elita dhe Gjiko marrin vaksinën anticovid (Fotot)

Çifti i njohur i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

10:28
Udhëtoi për 44 ditë me aeroplan/ Piloti 18-vjeçar thyen rekordin Guiness

Një pilot 18-vjeç ka thyer rekordin e librit Guiness, duke u bërë piloti më i ri i cili udhëtoi me aeroplan rreth botës.

10:20
Ministrja Kushi për programin “Fulbright”: Përvoja e fituar në SHBA, vlerë e shtuar dhe mundësi për kontribut në vendin tonë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë me përfituesit e vitit të kaluar dhe të sivjetëm të programit të shkëmbimit akademik “Fulbright”.

10:10
Duke hyrë në SPAK/ Mori ryshfet 2 mijë euro, sot seanca për Rovena Vodën

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur sot në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca ndaj saj, pasi u vu në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion.

10:05
Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje/ Arrestohet ish-drejtori dhe ish-specialisti i Postës në Korçë, nën hetim 7 punonjës

Ish-drejtori i Postës Shqiptare në Korçë, Valter Gora është arrestuar sot, nën akuzën për shpërdorim detyre

09:44
Helmimi i banorëve të Deçanit/ Fillon mbledhja e komisionit të AKI-së

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ku po raporton Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti ka filluar.

09:42
Miliona vende të reja pune: Energjia diellore po bëhet motor punësimi

Në gjithë botën po hapen miliona vende të reja pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore.

09:25
Gjermani/ 9 persona vdesin nga përmbytjet

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makinat dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

09:22
Kerry dhe Putin pajtohen për interesa të përbashkëta rreth ndryshimeve klimatike

I dërguari special për klimën i Shteteve të Bashkuara, John Kerry dhe presidenti rus, Vladimir Putin, janë pajtuar në një thirrje telefonike më 14 korrik, se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, duhet të punojnë së bashku në çështjet klimatike, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate.

09:15
Me kubikë kanabisi, gati për t’u mbjellë, arrestohen 2 shtetas në Skrapar

2 persona janë arrestuar në Skrapar, pasi në tokën e tyre u gjetën kubikë kanabisi, të gatshme për t’u mbjellë.

09:03
“Lekët, ose…”/ Grabitet pronari i një supermarketi në Peqin nën kërcënimin e armës

Pronari i një supermarketi në Peqin është grabitur nën kërcënimin me armë nga disa persona.

08:57
Durrës/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikesh, kapet 32-vjeçari (emri)

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

08:51
Biden pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë kancelaren gjermane, Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik, në atë që pritet të jetë vizita e saj e fundit si kancelare.

08:40
Kultivim kanabisi dhe fshehje të ardhurash/ Dy të arrestuar, dhe dy të proceduar penalisht

Policia ka shtuar kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike.

08:32
Vazhdon paraqitja e pacientëve me simptoma helmimi në Deçan, deri sot në mëngjes 114 qytetarë kanë kërkuar ndihmë

Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë. Numër i madh i qytetarëve edhe gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë.

08:25
Çfarë nënkupton për Evropën plani i BE-së për klimën?

Bashkimi Evropian ka prezantuar të mërkurën planin e tij më ambicioz për të luftuar ndryshimet klimatike, me një varg politikash, të cilat, në mënyrë të detajuar, tregojnë se si duhet të veprojnë 27 ekonomitë e bllokut evropian, për t’u bërë më të mira për natyrën këtë dekadë.

08:15
OBSH: Numri i të infektuarve dhe viktimave me koronavirus po rritet sërish

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus është duke u rritur sërish, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ia atribuuar këto trende ngadalësimit të procesit të vaksinimit, si dhe heqjes së masave si vendosja e maskës.

07:41
KKT miraton lejen për tunelin e Llogorasë dhe parkun e Karavastasë, kalojnë disa resorte e vila në Jug

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi këtë javë një listë të gjatë me vendime që japin leje ndërtimi apo zhvillimi në disa projekte të rëndësishme qoftë në infrastrukture, energji apo turizëm.

07:38
Auditi i qeverisë konstaton 10 milionë euro shkelje me tenderat në 2020-n

Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me problematike në drejtim të respektimit të rregullave dhe bazës ligjore për tenderimin e fondeve publike.

07:33
Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë 340 mijë doza të vaksinës Coronavac

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se në vendin tonë kanë mbërritur 340 mijë doza të vaksinës Coronavac.

07:10
Diell dhe ulen me 2 gradë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:32
Njihuni 3 ushqimet të cilat ulin kolesterolin deri në 40%

Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë e të ndryshëm. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi. Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë. Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.

06:16
Njihuni me ushqimet e pasura në zink për një sistem imunitar më të fortë

Zinku jo vetëm që luan një rol në funksionin imunitar, por gjithashtu përshpjeton shërimin e plagëve, si dhe sintezën e proteinave. Ndryshe nga lëndët e tjera ushqyese që ruhen në trup, trupat tanë nuk e ruajnë zinkun. Prandaj është shumë e rëndësishme të konsumoni çdo ditë ushqime të pasura me zink.

05:57
Njihuni me bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë. Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur ato jo vetëm për të qetësuar sistemin nervor por edhe për ta mbrojtur organizmin nga stresi dhe ankthi.

05:30
Mësoni si të përgatisni vetë pijen natyrale energjike me uthull molle, mjaltë, limon

Plogështia dhe virozat e shoqërojnë njeriun gjithmonë në ndërrimin e stinëve. Kohëzgjatja e tyre varet kryesisht jo vetëm nga lloji i bakterit por edhe imuniteti i njeriut. Për forcimin e tij dhe shërimin e organizmit, shumë ekspertë rekomandojnë një pije shëruese e cila largon kollën dhe shumë prej simptomave të gripit, virozave dhe të ftohurës.

05:05
Arsyet pse farat e linit duhen shtypur para ngrënies

Mund të keni lexuar që farat e vogla të linit janë një paketë e fuqishme me vlera ushqimore. Por cila është mënyra më e mirë për t’i përthithur të plota këto vlera? Farat e linit janë si një fabrikë e vogël ushqyese për organizmin tonë.

03:46
Putin me gjuhë të ashpër: Ukraina, krijesë artificiale e ngritur në toka ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Ukraina është një shtet i krijuar nga “bujaria” sovjetike, që sot ngrihet mbi territore të mëdha hapësire që tradicionalisht e historikisht kanë qenë ruse.

03:13
Spanja pranë rikthimit të kufizimeve dhe shtetrrethimit anti-COVID-19

​Të përballura me një shpërthim të papritur në numrin e rasteve COVID-19, rajone të ndryshme të Spanjës po mbyllen gradualisht. Sipas medieve katalanase, Katalonja, epiqendra e kësaj vale të pestë të pandemisë, ka marrë nga gjykata rajonale miratimin për të vendosur një shtetrrethim në qytetet më të prekura, përfshirë kryeqytetin, Barcelona.

02:44
SHBA, 346 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 607.791, prej të cilëve 346 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

02:22
Britania regjistron numrin më të madh të infeksioneve me COVID-19 që nga janari

Me 42.302 të infektuar gjatë 24 orëve, Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me koronavirus (COVID-19) që nga janari.