Një tërmet i magnitudës 6.3 ka goditur këtë mesitë Iranin jugor.

Nuk ende të dhëna për dëmet e shkaktuara, ndërsa paralajmërohet për rrezikun e një cunami.

Epiqendra është pranë Bandar Abbas në Iranin jugor ndërsa lëkundjet janë ndjera deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Tërmeti është regjistruar në orën 15:38, me orën lokale. Me një thellësi vetëm 10 kilometër, mundësia që të ketë shkaktuar dëme është normale, sipas zyrtarëve vendas.

Vendi, në historinë e tij, njeh tërmete shkatërrimtar dhe vdekjeprurës;.

Rreth 31,000 njerëz u vranë në dhjetor 2003 kur një tërmet me magnitudë 6.6 goditi pranë qytetit Bam në Iranin juglindor, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë. Tërmeti më i keq i vendit ndodhi në vitin 856, duke vrarë rreth 200,000 njerëz.

 

Top Channel