70 mijë policë në terren për protestat e së shtunës në Francë, paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës

29/10/2026 19:18

Rreth 70 mijë efektivë policie do të angazhohen në të gjithë Francën për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë demonstratave të së shtunës, më 31 tetor.

Lajmi u bë i ditur të enjten nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, i cili paralajmëroi masa të rrepta ndaj çdo incidenti të dhunshëm, si gjatë protestave, ashtu edhe pas përfundimit të tyre.

Sipas ministrit, grupet e ekstremit të majtë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për tubime të dhunshme, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës.

Autoritetet franceze kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë në qytetet e vendit, me qëllim parandalimin e përplasjeve dhe garantimin e rendit publik.

Top Channel