“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Dy policë në Kosovë janë pezulluar përkohësisht pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.
Njëri ka qenë me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit,.
“Pezullimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së“, njofton policia.
Kosova mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në pothuajse dy të tretat e vendit.
Në 21 komuna votohet sot për postet e kryetarëve, ndërsa 17 të tjera zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.
Rreth 1 milion e 270 mijë qytetarë mund të votojnë në 1 mijë e 638 vendvotime. Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare do të ndjekin procesin e votimeve
Top Channel