Carlo Ancelotti përdor dorën e hekurt ndaj Gareth Bale.

Kapriçot e uellsianit dhe dëmtimet e shpeshta që ai pëson nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit të Los Blancos i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta largojnë nga ekipi Gareth Bale që në merkaton e janarit.

Pas huazimit sezonin e shkuar te Tottenham ku nuk arriti të linte shenjë Bale u rikthye te Reali në verë dhe në ndeshjet e para të këtij sezoni madje Ancelotti i dha shumë minuta.

Por sëfundmi ai është aktivizuar pak edhe për shkak të një dëmtimi dhe trajnerit të Los Blancos i është sosur durimi duke kërkuar largimin e Bale që në janar.

Top Channel