Prej disa ditësh, Meliku dhe Bruno kanë mbajtur qëndrim ndaj njëri-tjetrit.

Arsyeja e gjithë kësaj ka qenë fakti se Meliku i ka thënë Brunos se është i lëkundur pasi kalon nga njëra vajzë në tjetrën.

Sot ata kanë pasur përballjen e tyre dhe i kanë dhënë fund hatërmbetjeve duke u pajtuar. Në një moment, Meliku u prek dhe Bruno nuk hezitoi që t’i jepte përqafim për t’i treguar se është pranë tij.

Meliku: Kur i them tjetrit vëlla, hamë dhe pimë bashkë, gjë që e kanë vënë re të gjithë.

Bruno: Ka qenë kënaqësi e imja dhe do të them gjithmonë do të të kuptoj. Vazhdon shoqëria, do të kemi këto dilema.

Melikut i dridhet zëri dhe gati përlotet: Jo shoqërinë nuk e prish kurrë me Brunon se ka qenë ndër të parët që më ka kuptuar.

Kujtojmë se debati mes Brunos dhe Melikut ndodhi një ditë në një puntatë të programit. Melik e kritikoi ppër vajzat duke i thënë: “I ndryshon muhabetin si do vetë dhe nuk i pranon. Në backstage bën të tjera veprime dhe këtu në studio ndryshe”.

Gjithashtu ai iu drejtua Brunos duke i thënë se është real dhe njeri fallco.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel