Ishin dhurata për Sulltanin/ Shkodër, ekspozitë e fotografëve të famshëm të Perandorisë Osmane

14/11/2021 10:58

Një ekspozitë unike që sjell bashkë krijimtarinë e disa prej fotografëve më të famshëm të Periudhës Osmane është çelur në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Janë të gjitha koleksion fotografik i ruajtur nga Sulltan Abydl Hamiti i dytë, ku pas studimeve disa mujore, në arkivat e tij,  kuratori Lucian Bedeni zbuloi edhe fotot e rralla të Shqipërisë, të cilat i ishin bërë dhuratë sulltanit nga Pietro Marubi.

Për ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, këto foto janë një pasuri e përbashkët e dy vendeve.

Sulltan Abdyl Hamiti i Dytë ka mbështetur fotografë të rajoneve të ndryshme të Shtetit Osman, dhe këto fotografi të ekspozitës hedhin dritë mbi pikët e përbashkëta të jetës së njerëzve. Janë një pasuri e madhe.

Renditja e Pietro Marubbi-t përkrah disave prej emrave më të njohur të historisë së fotografisë botërore dëshmon edhe njëherë rëndësinë e kësaj studioje fotografike, imazhet e së cilës ishin ndër të parat që ia prezantuan Shqipërinë botës.

Top Channel