Baste sportive, lokale hapur jashtë orarit dhe armëmbajtje pa leje/ Dy të arrestuar në Tiranë

14/11/2021 13:26

Një 38-vjeçar u identifikua duke mbajtur hapur biznesin e tij jashtë orarit policor, ndërsa në ambientet e lokalit iu gjetën armë të ftohta.

Policia njofton se shtetasi me iniciale O.D. ka kundërshtuar efektivët, kur po e arrestonin. Si provë materiale janë sekuestruar tre armë të ftohta, ndërsa iu vendos dhe gjoba për aktivitetin jashtë orës 23:00.

Në kryeqytet është arrestuar dhe një 18-vjeçar, pasi u u kap duke luajtur baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

Top Channel