Tronditet kryqyteti nga një atenat që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç.

Dy të rinjtë vdiqën në vend pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri. Top Channel siguroi dhe një video vetëm pak minuta pas vrasjeve ku qytetarët komentojnë atë çfarë ka ndodhur fare pak metra larg Audit që ka ende drenda trupat e dy të rinjve.

Mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në këtë pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit shqiponja.

Në zonën e Thumanës në Fushë-Krujë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Policia njoftoi se target e mjetit të djegur janë të vjedhura.

Policia qëndroi në vend ngjarje për rreth dy orë ndërsa për të zbradhur vrasjet do të duhet të kontrollohen dhe kamerat e sigurisë të Unazës së Re, që aktualisht është duke u rindërtuar.

Top Channel