Drejtuesit e Norwich kanë vendosur t’i besojnë detyrën e trajnerit Dean Smith.

Ky i fundit u shkarkua nga Aston Villa gjashtë ditë më parë, duke i dhënë fund aventurës 3-vjeçare në stolin e skuadrës nga Birmingemi, aty ku është ulur Steven Gerrard.

Norwich kontaktoi Franck Lampard, por ish-trajneri i Chelsea nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit të Premier League. “Kanarinat”, pjesë e të cilëve është Milot Rashica, po bisedojnë me Smith dhe akordi final është shumë afër.

50-vjeçari do të ndërpresë pushimet dhe është gati të nisë aventurën e radhës në elitën e futbollit anglez.

Top Channel