Kosova mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në pothuajse dy të tretat e vendit. Në 21 komuna votohet sot për postet e kryetarëve, ndërsa 17 të tjera zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor. Rreth 1 milion e 270 mijë qytetarë mund të votojnë në 1 mijë e 638 vendvotime

Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare do të ndjekin procesin e votimeve. Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar ngë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmëirinë e Kosovës që dituan nga dy.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, por është në balotazh në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Një ekip vëzhguesish i Bashkimit Evropian, vlerësoi se zgjedhjet e 17 tetorit “ishin të organizuara mirë dhe liritë themelore u respektuan gjatë fushatës”.

Top Channel