E premte, 05 Mars 2021
20:40
Rama nga Italia kërkon njohjen e patentave shqiptare: Kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bari të Italisë me rastin e 30 vjetorit të eksodit i shqiptarëve drejt vendit fqinj.

20:30
Cikalleshi: Andorra detyrimi ynë/ Sulmuesi i kombëtares flet për eliminatoret e botërorit dhe kampionatin turk 

Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin Turk në prag edhe të fillimit të eliminatoreve të Botërorit të cilat startojnë për Shqipërinë në transfertën e Andorrës.

20:19
Të paktën 14 njerëz të vrarë nga orteku minierën e arit (fotot)

Të paktën 14 njerëz janë vrarë kur një ortek goditi një minerë floriri në veri të Afganistanit, zonën e kontrolluar nga grupet Talibane, njoftuan zyrtarët vendas.

20:16
ArtKand, emisioni më i ri i artit/ Një galeri e re televizive çdo të shtunë në ekranin e Top Channel

Një galeri e re televizive sapo ka marrë jetë në Top Channel.

20:03
7-vjeçari me emrin UÇK/ Pasardhës i familjes Morina në Klinë me dy dëshmorë në luftë

Ky është Uçk-ja, pasardhësi i dy dëshmorëve të familjes Morina në Rixhevë të Klinës.

19:54
Vrau kunatin në tryezë/ Debatuan se kush gatuan më mirë, Korça apo Pogradeci

Ngjan e pabesueshme, por bujaria dhe mikpritja , me të cilat ne shqiptarët krenohemi mund ta kthejnë një ambient feste në një skenë krimi.

19:48
Pro dhe kundër kandidatëve të rinj?/ Çfarë mendojnë qytetarët për mjekët, inxhinierët dhe futbollistët në listat e partive

Partitë janë duke përgatitur listat e kandidatëve dhe të hënën i dorëzojnë në KQZ, por ndërkohë disa emra të spikatur, jo nga bota e politikës, janë shfaqur në publik.

19:47
Administrata, 193 milionë euro borxh/ Detyrimet ndaj biznesit, sigurimet shoqërore dhe vendimeve të gjykatave

Pushteti qëndror dhe bashkitë e vendit kanë thelluar më tej borxhet.

19:45
Franca thërret 4,400 oficerë policie për izolimin në Paris, mes refuzimit të rregullave e shtimit të infektimeve

Autoritetet franceze janë zotuar të shtojnë prezencën e policisë nëpër rrugë kësaj jave teksa vendi nuk po arrin të zbatojë me sukses izolimin prej orës 18.00 deri në 06.00, si në kryeqytet ashtu dhe në rang vendi.

19:33
Murati çon një puthje për Sindin, Loko e ndalon (Fotot)

Në pjesën e letrave, ku vajzat zgjedhin djemtë duke shkruar emrat e tyre, Sindi ka zgjedhur Muratin në takim e radhës.

19:10
Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare (fotot)

Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e saj në moshën 70 vjeçare.

18:55
“Kam një pëlqim të fortë”, Lediana rikthehet në studio bashkë me Mevlanin (Fotot)

Pas largimit, Lediana është rikthyer në studio bashkë me Mevlanin.

18:41
E merr malli për kohën kur nuk ishte e njohur? Përgjigjet Tayna

Tayna është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit .

18:29
Mevlani i dhuron lule Antonelës, Lediana largohet nga studio me lot në sy (Fotot)

Për’Puthen ditën e sotme nisi me një shumëllojshmëri ndjenjash  veprimesh nga treshja e famshme Antonela-Mevlan-Lediana.

18:12
Festat e 7-8 marsit/ Policia paralajmëron mësuesit dhe gratë, të mos mblidhen për të festuar

Policia, këtë të premte i ka bërë thirrje mësuesve dhe grave, që në datat 7 dhe 8 mars, të menaxhojnë me kujdes festimet për shkak të pandemisë së Covid 19.

18:12
30 vite nga eksodi i shqiptarëve/ Rama në Itali! Di Maio: BE të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bari të Italisë me rastin e 30 vjetorit të eksodit i shqiptarëve drejt vendit fqinj.

18:06
Shqiptari i famshëm shkëlqen në skenën e Sanremos (Foto+Video)

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali.

17:59
Ulen rastet me COVID në 24 orë! 21 qytetarë ndërrojnë jetë, 638 pacientë po trajtohen në spitale

Dita e sotme ka shënuar sërish ulje të rasteve me Covid, por shifër të lartë viktimash.

17:53
Fotot e magjishme nga bota e egër, fituese të kompeticionit ‘World’s Nature Photographer’

Mes fotove fituese të kompeticionit ‘World’s Nature Photography’ shihen tigra madhështorë, kafshë me ngjyra ekzotike dhe panorama të virgjëra te natyrës.

17:38
Gjermani/ 264 viktima të reja nga COVID në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani si pasojë e COVID-19 jetën e kanë humbur 264 persona.

17:32
Elita nuk e fsheh fytyrën e vajzës së saj teksa shkojnë në shtëpi për herë të parë, me një pritje madhështore

Elita dhe Gjiko u bënë prindër të një vajzë që vendosën ta quajnë Bota.

17:30
Aksidenti tragjik në Kashar u merr jetën 3 miqve/ Kush është shoferi që u arrestua (Fotot)

Jeta u nda në mes për vëllezërit Ismail dhe Belul Sulaj, të moshës 56 dhe 53 vjeç, dhe për djalin e tezes së tyre Dashamir Dema rreth 50 vjeç në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kodër Kashar.

17:03
Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, edhe humbja edhe fitorja në zgjedhje janë për të

Rudina Xhunga thotë se Lulzim basha nuk i merr vetë vendimet brenda Partisë Demokratike, pasi nuk e lejon ish-kreu i saj, Sali Berisha.

16:59
23 vjet nga rënia e Adem Jasharit, Meta: Frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij në 23 vjetorin e vdekjes së tyre.

16:45
Emri/ Humbi garën në portal, i vë flakën Drejtorisë Arsimore në Fier, kapet autori

Personi që i vuri flakën katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier është kapur nga policia.

16:44
Rudina Xhunga e zhgënjyer: Albin Kurti m’u duk i vjetër/ Ja çfarë ka pikasur gazetarja

Gazetarja, Rudina Xhunga thotë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje po kërkon të rrisë ndikimin në politikën shqiptare.

16:34
Kosovë/ Hoti: Gjatë muajit mars pritet të vijnë 33 mijë doza vaksinash COVAX

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se gjatë muajit mars do të arrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-COVID-19.

16:28
Humbën jetën pasi morën vaksinën, Koreja e Jugut nis hetimet për 7 rastet

Koreja e Jugut po heton shtatë raste të vdekjes pasi personat morën dozat e vaksinës kundër COVID-19.

16:22
Maqedoni e Veriut/ 843 raste të reja dhe 11 vdekje nga COVID në 24 orë

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 843 raste të tjera me COVID-19 dhe 11 viktima.

16:08
23 vjet nga rënia e Adem Jasharit/ Përkujtohet me aktivitetet e “Epopeja e UÇK”

23 vjet më parë në Prekaz, ushtria serbe sulmoi familjen e Adem Jasharit, i cili pas një qëndrese të gjatë u vra.

16:04
Peshëngritësi shqiptar në europian/ Veliaj takon Briken Çaljan dhe Evangjel Velin

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, priti këtë të premte dy përfaqësues të Shqipërisë në kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë, Evangjeli Veli dhe Briken Çalja. Ata u shoqëruan edhe nga president i Federatës, Elez Gjoza.

16:03
“Rita Ora më fiksoi pas seksit”/ Këngëtari i njohur britanik kërkon ndjesë për komentet

Këngëtari i suksesshëm britanik James Arthur ka pranuar se është penduar për komentet në biografinë e tij në vitin 2017 ‘Back To The Boy’, ku mes të tjerash thotë se historia e shkurtër me Rita Ora e bëri të varur pas seksit.

16:00
Ekspozitë kundër shitjes së votës/ Hapet në Korçë, e titulluar “Premtoi Heroit tënd”

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, një ekspozitë që synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për t’u  distancuar nga fenomeni i korrupsionit dhe shitblerjes se votës është çelur në Korçë.

15:52
Durrësi plot me mbetje dhe inerte/ Janë shpërndarë edhe në zonat turistike pranë detit

Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit te mbetjeve të të gjitha llojeve.

15:50
“Merkel të japë dorëheqjen”/ Editoriali i Spiegel: Dështuan me vaksinat anti-covid

Gjermania është duke ecur shumë ngadalë me procesin e vaksinimit të popullsisë ndërkohë që numrat e infektimeve po rriten me shpejtësi.

15:45
Covid 19 në Kosovë/ 564 të infektuar dhe 7 humbje jetë 24 orët  e fundit

564 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 3.192 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit të Kosovë.

15:36
Lë Tiranën për tokat e Divjakës/ 31-vjeçari administron fermën me 250 hektarë tokë

Franc Kaloshi është 31 vjeç, ai është rritur në Tiranë, por prej 10 vitesh ai la qytetin për të jetuar në fshatin Serras të Divjakës.

15:31
Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore në Fier

Një zjarr raportohet të ketë përfshirë dy katet e ndërtesës së drejtorisë Arsimore Fier.

15:29
Gruaja e mbijetuar nga sulmi me acid kur ishte 15 vjeçe, gjen dashurinë e martohet 13 vjet më vonë (foto të rënda)

Një grua që i mbijetoi një sulmi me acid kur refuzoi martesën në moshën 15 vjeçare, është martuar së fudmi me një burrë që njohur në spital gjatë rekuperimit te veshtire.

15:20
Papa Françesku mbërrin në Irak/ Vizitë historike pavarësisht rrezikut për sigurinë dhe frikës nga koronavirusi

Papa Françesku ka mbërritur në Irak për vizitën e parë papnore atje dhe udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

15:18
Vret tre miqtë në aksident/ Përplas makinën me një mur, arrestohet i mbijetuari i aksidentit

Për Ismail dhe Belul Sulaj, të moshës 56 dhe 53 vjeç, dhe për djalin e tezes së tyre rreth 50 vjeç, do të ishte udhëtimi i tyre i fundit, pasi ata u përplasën në këtë mur. Të tre ata ishin pasagjerë, por drejtuesi i automjetit Zija Murati rreth 29 vjeç, u përplas pikërisht këtu, siç mund të shihet edhe nga gjurmët e gomave të automjetit.

15:12
Përgatitja për vaksinimin masiv, 400 infermierë në trajnim/ Rama: Të jemi gati kur të vijë momenti

Rreth 400 infermierë po përgatiten për fushatën e vaksinimit masiv në vendin tonë.

15:08
I sëmuri mendor vret të atin/ Do e dërgonte për kurim në spitalin psikiatrik të Vlorës

Një 52 vjeçar u vra nga i biri në fshatin Luar të Roskovecit. Pas debateve për ruajtjen e dhenve si fillim babë e bir janë zënë me grushta e më pas Erdis Rapi 25 vjeç  ka goditur të atin me shkopin që ruante bagëtitë.

15:01
80-vjeçarja nga Tirana që ndihet 15 vjeçe, lexon libra politikë dhe komenton ngjarjet në vend: Do ta bëj vaksinën vetëm nëse…

Luleta Kazazi ka lindur dhe është rritur në Tiranë dhe komenton si i ka përjetuar ngjarjet  e dekadave të fundit.

14:54
Rusia paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, dhe tha se planifikon që të kundërpërgjigjet përmes një “liste të ndalimit” për qytetarët amerikanë.

14:52
GJKKO pranon kërkesën e Llallës për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar.

14:43
Krimi në Fier/ Vuanin nga probleme të shëndetit mendor, 25-vjeçari e goditi për vdekje të atin me shkopin e dhenve

Detaje të reja mësohen rreth ngjarjes të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Fier.

14:39
Ministri gjerman kundër Kurtit: Ndryshimi e zhvendosja e kufijve nuk na çojnë përpara

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, është shprehur kundër diskutimeve për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve në Ballkan, që sipas tij nuk na çojnë aspak përpara.

14:38
Pas dorëheqjes së Bamir Topit, Sali Shehu merr kryesimin e FRPD

Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

14:30
Si ndikoi pandemia në uljen e numrit të lindjeve në Shqipëri, flasin ekspertët

Statitistikat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja, 1,7 % më pak krahasuar me një vit më parë.

14:30
Meta: Në 25 prill qytetarët të vendosin kë do zgjedhin, e kë do ndëshkojnë!

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të përjavshëm, ditën e sotme, vuri theksin te zgjedhjet e 25 prillit, për një fushatë edukative dhe problemet që paraqiten.

14:29
Uraganë edhe në hapësirë/ Fenomeni fiksohet nga satelitët mbi polin e veriut

Për të parën herë, një fenomen astrologjik i quajtur Uragan hapësinor është pikasur në atmosferën e sipërme të tokës, disa qindra kilometra mbi polin e veriut.

14:24
Veliaj me peshëngritësit Briken Çalja dhe Evangjeli Veli: Na bëni krenarë për sukseset tuaja; model për të rinjtë shqiptarë

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u uroi suksese në garë dhe të na bëjnë krenarë.

14:20
Policia paralajmëron mos bëhen festa dhe grumbullime për 7 dhe 8 mars/ Ndëshkohen 792 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid në kuadër të ditëve festive, 7 dhe 8 mars.

14:19
Pakicat jo serbe në Kosovë/ Dorëzojnë ankesë për rezultatin e zgjedhjeve

Partitë nga komunitetet joserbe në Kosovë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që të anulohen votat e komunitetit serb për partitë boshnjake dhe rome në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

14:09
Hotel në hapësirë/ Projekti bën përpara, parashikohet të hapet në 2027

Nëse po sheh ëndrra me sy hapur për udhëtime në të ardhmen ndërkohë që je i bllokuar në shtëpi për shkak të pandemisë, përse të fantazosh për plazhet e Balit apo kanalet e Venecias, kur pushimet në hapësirë mund të jenë të mundshme?

14:04
Kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë edhe pas 23 vjetëve nga Epopeja e UÇK-së

Edhe këtë vit, në shënimin e 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “dora” e shtetit po mungon në ruajtjen dhe konservimin e kullave të Jasharëve që të mos shemben.

13:47
Foto/ Po çonte të sëmurin në spital, ambulanca përplaset me Benz-in dhe përfundon përmbys

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll,tek kryqëzimi i fshatit Tren.

13:40
Fier/ Nisi vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç

Ka nisur vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç në Fier. Janë evidentuar personat që janë mbi 80 vjeç që janë rreth 6 mijë të tillë, ndërsa po vaksinohen të moshuarit 90+.

13:37
Vrau babanë e tij me shkop, ja kush është autori i ngjarjes së rëndë në Fier! (FOTO)

Është zbuluar identiteti i autorit të ngjarje së rëndë që u shënuar ditën e sotme në Fier.

13:37
Italia po kuron të infektuarit me Covid 19 me ‘antitrupa sintetikë’/ Mjeku: Ofron shërim të plotë për tre ditë, Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Mjeku Petrit Vargu thotë trajtimi me këto antikorbe sintetike është 90% infektive.

13:36
Mbrojtja e Evropës/ Stoltenberg: BE nuk mund t’ia dalë e vetme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund ta mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë kërcënimit të terrorizmit dhe “sjelljes destabilizuese” të Rusisë.

13:14
Rama zbulon detajet e marrëveshjes për Aeroportin e Rinasit

Kryeministri Edi Rama tha se ambicia e qeverisë është ndërtimi i 4 aeroporteve në vend. Gjatë prezantimit të kompanisë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

13:03
E rëndë në Fier! Djali godet me shkop babanë, ndërron jetë 52-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Luar të Fierit.

13:00
“Më e keqja është…”/ Rama: Së shpejti hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

Në një konferencë për shtyp ministrja e Energjitikës Belinda Balluku bëri me dije ditën e sotme kompaninë fituese për Aeroportin e Vlorës.

12:57
Adele divorcohet zyrtarisht nga bashkëshorti, ja arsyeja se pse procesi zgjati gati dy vite

Këngëtarja me famë botërore, Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, kanë përfunduar procedurën e divorcit dy vite pas ndarjes së tyre.

12:46
Shpallet fituesi i aeroportit të Vlorës/ Do ta ndërtojë kompania shqiptaro-turke, pjesë edhe Behgjet Pacolli

Konsorciumi “Mabco Construction” ka fituar garën për ndërtimin e Aeorporit të Vlorës me një vlerë investimi prej 104 milionë euro.

12:46
Këta të famshëm zgjodhën veshjet e modeleve me linja ‘perfekte’ dhe dallimi është shumë i madh (Fotot)

Kostume elegante, koleksione të stilistëve të famshëm, fustane  ekstravagantë…të gjitha këto përfaqësojnë një mënyrë shprehjeje për të famshmit.

12:33
“Të hapen bisedimet me Shqipërinë”/ Komisioni i jashtëm i PE: Të gjitha kushtet janë përmbushur

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtete të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja.

12:25
Policia aksion për kultivimin e lëndëve narkotike, kontrolle në sera dhe objekte të braktisura

Policia e shtetit ka nisur kontrolle masive në të gjithë territorin në kuadër të masave për parandalimin dhe evidentimin e goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit.

12:22
Studimi për COVID-19/ Zbulohet një tjetër simptomë e dhimbshme që përjetojnë personat e infektuar

Prej më shumë se një viti, bota është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Shpresat mbeten tek vaksinat se sa efikase do të jenë ato, ndërsa nga ana tjetër qytetarët po ri infektohen. Shumë shtete ende kanë në fuqi masat e izolimit, e po kështu disa shtete të tjera kanë lehtësuar masat.

12:11
Veliaj: Po ringremë shtëpi, shkolla, lagje me standarde të reja; Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që te rrënojat e tërmetit po lënë edhe partitë”

Mënyra se si u menaxhua tërmeti i 26 Nëntorit flet më shumë se çdo fjalë për aftësinë e një qeverie për të përballuar një prej krizave më të rënda që ka kaluar vendi në dekadat e fundit. Kryebashkiaku Veliaj, gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit “Rindërtimi nuk ndalet”, u shpreh se, duke e trajtuar këtë fatkeqësi si një mundësi për t’u ringritur, mund të themi se jemi në rrugën e duhur për të dalë faqebardhë nga kjo histori.

12:03
Ndodh edhe kështu/ Burri i dërgon foto nga shtëpia, gruaja kap detajin dhe zbulon tradhtinë

Tradhtia në jo pak raste ka dalë zbuluar më lehtë sesa e mendojnë të gjithë. Ndonjëherë ngjan pak me gënjeshtrën që i “këmbët e shkurtra.

11:57
Majmunët në San Diego, marrin vaksinën eksperimentale antiCovid

Disa majmunë të mëdhenj në kopshtin zoologjikë të San Diegos, kanë marrë një vaksinë eksperimentale anti covid, të projektuar për kafshët, pas një shpërthimi të virusit mes gorillave atje.

11:53
Zgjedhjet e 25-prillit/ Meta kërkesë Kuvendit, Ramës dhe Çuçit për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë kreut të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të kartave të identiteti dhe pasaportave.

11:53
Tre tërmete në Zelandën e Re/ Më i forti me magnitude 8.1, kalon rreziku i cunamit

Tre tërmete, përfshirë një që ishte më i forti që ka goditur ndonjëherë rajonin, u regjistruan në Zelandën e Re të premten, duke ndezur edhe paralajmërime për Tsunami që tani janë tërhequr sidoqoftë.

11:49
SHBA, Policia e kongresit/ Kërkon zgjatjen e qëndrimit të Gardës Kombëtare

Policia e angazhuar për mbrojtjen e kongresit amerikan, e shqetësuar nga kërcënimet për një sulm tjetër mbi Kapitol, po kërkon nga Departamenti i Mbrojtjes të lërë rreth 5,000 trupa të Gardës Kombëtare të dislokuara në atje për 60 ditë të tjera për të ruajtur sigurinë deri në mes të majit.

11:48
Foto/ Ishte e pranishme çdo ditë në ekranet televizive , COVID-19 i merr jetën kuzhinieres së njohur

COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 80-vjeçare kuzhinieres së njohur  kosovare Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.

11:46
Pandemia e koronavirusit/ SHBA, më pak lindje të reja në 35 vitet e fundit

Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një studim i Institutit Brookings, me seli në Uashington.

11:43
Xhaçka me ministren e Jashtme të Bosnjë Hercegovinës: Mes vendeve tona ka një potencial të madh, ende është i pashfrytëzuar

Ministrja Xhaçka priti sot zv.kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë Hercegovinës, Bisera Turković.

11:41
Arrestohen tetë policë në Kosovë, ja për çfarë akuzohen

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka arrestuar tetë zyrtarë policorë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

11:38
45 mijë maqedonas me pasaporta bullgare ‘jetojnë’ në një shtëpi në Bullgari

45 mijë maqedonas me pasaporta bullgare “jetojnë” në një shtëpi në Sofje. Kryebashkiaku i rrethit Sredec të Bullgarisë ka regjistruar më shumë se 45 mijë shtetas të huaj, të cilit ishin gjithashtu në listat e votuesve të vendit për zgjedhjet e ardhshme sepse ata kanë nënshtetësinë bullgare.

11:27
Pamjet nga kamera e sigurisë/ Me sqepar në dorë dhe i mbuluar me kapuç e maskë, si u vodh dyqani i celularëve në Vlorë

Një dyqan celularësh është vjedhur gjatë natës në Vlorë.

11:14
“S’jemi të pasur por do rindërtojmë çdo shtëpi falas”/ Ahmetaj: Në pranverën 2022 nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti!

Ministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës me në fokus rindërtimin ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në të gjithë territorin e dëmtuar, në 11 bashki.

11:11
Studim/ Ja cili është shkaktari kryesor i vdekjeve nga koronavirusi

Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me një përqindje të lartë të obeziteti.

11:06
Video/ Kinezi i veshur si budist falet rrugëve të Tiranës

Shqipëria është e njohur ndërkombëtarisht për tolerancën ndërfetare, ku komunitetet religjioze bashkëjetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

11:02
Manastirliu në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje janë mbështetur me bonusin e bebes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës.

10:56
Ja çfarë vendimi merr Elita dhe Gjikos, pas ardhjes në jetë të vajzës

Çifti Elita dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë, por këtë herë me një vajzë. Vetëm pak orë pasi vajza ka ardhur në jetë ata kanë marrë vendimin për ti hapur një profil në rrjetin social në instagram.

Vajza e tyre e quajtur Bota erdhi në jetë, dhe tani ka një profil në instagram ku mund të gjeni foto dhe video.

10:54
Luljeta Bozo i bashkohet PS/ Rama: Mendoja që nuk do e bindnim. Një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin!

Pas mjekes Najada Çomos socialistët marrin në skuadrën e tyre të 25 Prillin edhe inxhinieren Luljeta Bozo e cila u kthye në simbolin e përpjekjeve për të dalë nga tragjedia e tërmetit.

10:41
E kujt është në të vërtet bluza që kishte veshur Jasmina? Fotoja që i ‘bën lëmsh’ të gjithë

Disa ditë më parë, Jasmina publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej e veshur me bluzën e njërit prej djemve të ‘Përputhen’, Erlindit. Ky detaj i ra në sy të gjithëve, madje dhe Atdheut. “Anticovidi im”, i komentoi ai në foto, duke e shoqëruar komentin me disa emoji me sy me zemra.

10:34
“Rindërtimi, po ecet me ritëm optimal”/ Rama: Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në prezantimin e programit “Rindërtimi nuk ndalet” ka folur me krenari për procesin e rindërtimit duke thënë se askush nga familjet që humbi banesën, nuk ka ndenjur në qiell të hapur, dhe se procesi po ecën me ritme të shpejta.

10:19
“Mandati më i jashtëzakonshëm”/ Rama: Morëm dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant!

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga facebook, ka folur për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

10:16
Hoti: Të respektohen plotësisht masat kundër COVID-19

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, ka biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.

10:14
Australia i kërkon KE-së të rishikojë bllokadën e vaksinave nga Italia

Australia kërkoi nga Komisioni Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit.

10:12
Katër ditë në Irak, Papa Francesku nis vizitën: Unë, pelegrin i paqes

Papa Françesku nisi vizitën katër ditëshe në Irak, duke thënë në prag të udhëtimit se ai po shkon si “pelegrin i paqes” në vendin me shumicë myslimane, të shkatërruar nga lufta.

10:07
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës propozon një plan vaksinimi për të rimëkëmbur ekonominë e rajonit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës propozon një plan vaksinimi për të rimëkëmbur ekonominë e rajonit të Durrësit, të cilit ia ka dërguar për shqyrtim Komitetit të Teknikëve.

10:05
Ambasadori turk: Turqia, një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit për Shqipërinë!

I ftuar në “Wake Up”, Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka folur rreth marrëdhënieve Shqipëri-Turqi dhe është shprehur se investimet në vendin tonë parashikohet të rriten dhe se Turqia është një ndër partnerët më strategjikë në fushat e biznesit në Shqipëri.

09:58
INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022

INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022.

09:54
Njëri në burg për dhunë në familje, një tjetër për një aksident, katër të arrestuar në Durrës

Katër shtetas janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, për veprave të ndryshme penale.

09:50
Berat/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

Një 45-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.