Ekspozitë kundër shitjes së votës/ Hapet në Korçë, e titulluar “Premtoi Heroit tënd”

05/03/2021 16:00

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, një ekspozitë që synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për t’u  distancuar nga fenomeni i korrupsionit dhe shitblerjes se votës është çelur në Korçë.

Ekspozita “Premtoi Heroit Tënd” ka synuar që në mënyrë simbolike qytetarët të premtojnë para figurave të heronjve tanë kombëtare nëpërmjet nënshkrimit qe nuk do te bëhen pjese e fenomenit shqetësuese të shitblerjes të votës.

Ekspozita u çel në Korçë pas Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës dhe risolli në vëmendje disa nga shprehjet më të njohura të heronjve tanë kombëtarë.

 

Top Channel