“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Partitë nga komunitetet joserbe në Kosovë kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar që të anulohen votat e komunitetit serb për partitë boshnjake dhe rome në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptas pretendojnë se partia boshnjake“Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq” dhe “Iniciativa Rome” kanë siguruar vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, me ndihmën e Listës Serbe. Duda Bale nga Unioni Socialdemokrat, e cila, sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, nuk arriti të fitojë ulëse, tha se komunitetet joserbe janë të gatshme që këtë çështje ta dërgojnë deri në Gjykatën Kushtetuese, nëse PZAP-ja dhe më pas Gjykata Supreme i hedhin poshtë pretendimet e tyre. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, institut ky që i ka ofruar ndihmë juridike falas komuniteteve joserbe, tha se bëhet fjalë për manipulimin e rreth 10 mijë votave. Komunitetet joserbe thonë se “Iniciativa Rome”dhe “Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq”, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marrë vota në vendbanime ku nuk jetojnë pjesëtarë të këtyre komuniteteve.
Sipas rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, “Iniciativa Rome” ka fituar dy vende në kuvend, ndërkaq partia boshnjake, “Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhic”, ka fituar një vend. Vetë Hoxhic, ndonëse ka pranuar se ka marrë vota nga mjediset me shumicë serbe, ka hedhur poshtë akuzat se ato i janë siguruar nga Lista Serbe. Sipas Kushtetutës së Kosovës, komuniteti boshnjak i ka të garantuara tre vende në Kuvendin e Kosovës. Komuniteti turk ka të garantuara dy vende, ndërkaq për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë janë të garantuara nga një vend si dhe një vend shtesë për një nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota. Një vend i garantuar i takon edhe komunitetit goran.
Top Channel