Për Ismail dhe Belul Sulaj, të moshës 56 dhe 53 vjeç, dhe për djalin e tezes së tyre rreth 50 vjeç, do të ishte udhëtimi i tyre i fundit, pasi ata u përplasën në këtë mur. Të tre ata ishin pasagjerë, por drejtuesi i automjetit Zija Murati rreth 29 vjeç, u përplas pikërisht këtu, siç mund të shihet edhe nga gjurmët e gomave të automjetit.

Burime të policisë, treguan për Top Channel, se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën Murati po lëvizte në kohën kur ishte ndalim qarkullimi. Ata ishin duke u kthyer në zonën e Kodër Kashar ku kishin edhe shtëpinë.

Policia i ka marrë edhe kampionin e gjakut drejtuesit të automjetit, për të parë nëse po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Përgjigja pritet të dal brenda një jave. Ndërkaq, Zija Murati, edhe pse i plagosur u vu në pranga nga policia pasi shkaktoi këtë aksident tragjik.

Të katërt personat ishin rreth farefisnor me njëri tjetrin. Sipas informacioneve ata vinin shpesh mbi kodër Kashar, pasi edhe shtëpitë i kishin aty.

29- vjeçari Murati, drejtonte makinën prej 9 vitesh, sipas të dhënave të policisë, por humbja e kontrollit të automjetit, e ktheu atë në fajtor të vdekjes së tre personave.

Ndërkaq, do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të jap përgjigjen përfundimtare, nëse është shkaktuar nga alkooli.
Por në pyetëm edhe banorë të zonës lidhur me këtë aksident:

Top Channel