Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, priti këtë të premte dy përfaqësues të Shqipërisë në kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë, Evangjeli Veli dhe Briken Çalja. Ata u shoqëruan edhe nga president i Federatës, Elez Gjoza.

Faleminderit për përkushtimin, për angazhimin ndaj Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, jo vetëm tani, por edhe më herët”, tha Elezi.

Kryebashkiaku Veliaj, përgëzoi, jo vetëm Briken Çaljan i cili vendosi edhe dy rekorde të reja kombëtare, por edhe federatën e Peshëngritësve, për rezultatet që u arritën në kampionatin që u mbajt në Durrës.

Jam shumë krenar për të dy kampionët tanë, Brikenin për meshkuj, i cili theu jo vetëm rekordin e tij kombëtar, por edhe atë europian. Mezi pres ta shohim të thyejë edhe zyrtarisht një rekord në garat europiane. Shumë urime gjithashtu edhe për Evin, e cila ka ikur e vogël nga Shqipëria, por fakti që s’e ka harruar, që mban uniformën e Tiranës, uniformën kuq e zi, më bën të ndihem shumë krenar”, tha ai. Veliaj shtoi se në vitin 2022, që do të jetë viti i Tiranës, kryeqyteti Europian i Rinisë, sporti do të ketë një vëmendje të veçantë”, shtoi Veliaj.

Dy kampionët e peshëngritjes, bën edhe një falenderim për mbështetjen e kreut të Bashkisë Tiranë.

Jam krenare që dolëm fitues të kampionatit e që jemi sportistët më të mirë të klubit të Tiranës, sepse kemi pasur shumë mbështetje”, u shpreh Veli. “Falenderoj kryetarin e Bashkisë për përkushtimin që ka ndaj sportit, gjithashtu edhe klubin Tirana, sepse mbështetja e tyre përkthehet në rezultat, që është ogur i mirë për ne”, tha Çalja.

Top Channel