Është zbuluar identiteti i autorit të ngjarje së rëndë që u shënuar ditën e sotme në Fier.

Ky që shihni në foto është Erdis Rapi, i cili për motive të dobëta ka goditur për vdekje babain e tij, 52-vjeçarin, shtetasin Dh. R.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se të dy personat e sipërpërmendur vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Debatet kanë nisur për motive banale! Janë zënë fillimisht me grushte e ma pas djali e ka goditur me shkop në kokë të atin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel