Ka nisur vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç në Fier. Janë evidentuar personat që janë mbi 80 vjeç që janë rreth 6 mijë të tillë, ndërsa po vaksinohen të moshuarit 90+.

Deri më tani në bazë të të dhënave të marra nga mjekët e familjes kanë pranuar të bëjnë vaksinën pjesa më e madhe e kësaj grupmoshe.

Procesi kryhet në mjediset e poliklinikës në Fier, të miratuara nga ministria e shëndetësisë. Vetëm ditën e sotme janë planifikuar të vaksinohen 200 të moshuar.

Aktualisht ka dy postacione vaksinimi, ndërkohë që strukturat janë gati të ngrenë edhe të tjera vende vaksinimi, në bazë të fluksit të qytetarëve.

Kryevaksinatori thotë se janë siguruar dozat e mjaftueshme të vaksinës dhe nuk ka mungesa.

Top Channel