Meta: Në 25 prill qytetarët të vendosin kë do zgjedhin, e kë do ndëshkojnë!

05/03/2021 14:30

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të përjavshëm, ditën e sotme, vuri theksin te zgjedhjet e 25 prillit, për një fushatë edukative dhe problemet që paraqiten.

Ndërsa shtoi se kushdo që ndërhyn në votë do ndëshkohet: Jam i bindur se populli beson dhe mbështet te Europa dhe që do u japë fund pengesave përmes 25 prillit.

Duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve dhe si kusht për të ecur me ritëm tjetër drejt negociatave.

“Dje pata një takim me shoqërinë civile që më shprehen shqetësimin për zgjatjen e afatit të dokumentave të identifikimit, si dhe 2 nevojën për të hetuar krimet zgjedhore, si dhe shtimi i aktiviteteve të ndaluara nga kodi zgjedhore, koncensione, tenderat publik, ligje që kanë impakt elektoral. U theksua dhe rëndësia e fletës së votimit, dhe fushatë edukative . Se zgjedhësit akoma nuk janë informuar si do votojnë”, tha meta.

I pyetur se çfarë mendimi ka ai për dy kandidaturat e reja të PS, si mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo Meta tha : Për cdo ligj që ka probleme do ketë një përgjigje të qartë . Sa për kandidimet nuk janë në interesin tim si president. Mjafton të jenë figura me sa më shumë integritet, qytetarët të shohin me vëmendje lista e çdo force politike dhe të votojnë në to lista që besojnë se i përfaqëson më mirë, që tu japin mesazh të qartë politikës.

I pyetur se pas 25 prillit kë do mandatojë për të formuar qeverinë, partinë më shumë vota, apo koalicionin, ai tha : Mos të paragjykojmë asgjë, mund të ketë lloj lloj surprizash. Unë dua të jap një përgjigje parimore, në këtë garë ka shumë koalicione dhe shumë forca politike kështu që qytetarët të nisin drejt kutive , të vendosin kë do zgjedhin e kë do ndëshkojnë, e kanë këtë të drejtë.

E rëndësishme procesi transparent, askush mos të intimidohet, do informojmë për figurat që përfshihen te krimi zgjedhor, do bëjmë cdo gjë përë të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Duke marrë parasysh tensionin politik, por do bëjmë cdo gjë për të ndëshkuar atë që përpiqet të prishë procesin.

Zgjedhjet janë kryekusht, kështu qytetarët të mos ndikohen nga asgjë, vota është fuqia e vetme e tyre, dhe kjo mundësi jepet 1herë në 4 vjet, dhe këto janë të rëndësishme për 100 vite që vijnë, që të jemi të besueshme për anëtarësimin në BE.

Top Channel