Maqedoni e Veriut/ 843 raste të reja dhe 11 vdekje nga COVID në 24 orë

05/03/2021 16:22

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 843 raste të tjera me COVID-19 dhe 11 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 106.110, ndërsa i vdekjeve në 3.176.

Të dhënat tregojnë se 333 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 94.275 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 537.024 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.519 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.659.

Top Channel