Hotel në hapësirë/ Projekti bën përpara, parashikohet të hapet në 2027

05/03/2021 14:09

Nëse po sheh ëndrra me sy hapur për udhëtime në të ardhmen ndërkohë që je i bllokuar në shtëpi për shkak të pandemisë, përse të fantazosh për plazhet e Balit apo kanalet e Venecias, kur pushimet në hapësirë mund të jenë të mundshme?

Në 2019, një kompani kaliforniane, Gateway Foundation, publikoi planet për një hotel tip kroçere, që një ditë mund të qëndrojë mbi atmosferën e tokës. Asokohe ai u quajt stacioni Von Braun, dhe koncepti futuristik përfshinte 24 module të lidhur me njëri tjetrin që përbënin një lloj rrote gjigante në orbitën e tokës, dhe ishte planifikuar që të ishte operacional deri në 2027.

Tani që kanë kaluar disa vite, hoteli ka një emër të ri Voyager Station, dhe do të ndërtohet nga Orbital Assembly Corporation, një kompani e re ndërtimi e kryesuar nga një ish pilot, John Blincow, që drejton po ashtu fondacionin Gateway. Në një intervistë për CNN, Blincow shpjegoi se ka patur disa vonesa për shkak të pandemisë, por ndërtimi i hotelit në hapësirë pritet të nisë në 2026 dhe një pushim në hapësirë mund të jetë realitet pas 2027. Ne po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo erë e artë e udhëtimeve në hapësirë është në prag. Ajo po vjen dhe po vjen shpejt”, tha Blincow.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel