E mërkurë, 10 Mars 2021
07:30
Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

07:07
SHBA/ Gjyq ndaj gazetares së arrestuar në protestat për George Floydin

Një gjykatë në shtetin amerikan të Ajovas do të dëgjojë për të dytën ditë argumentet në çështjen e një gazetareje që u arrestua kur ajo mbulonte një protestë në qytetin Des Moines në maj të vitit të kaluar.

06:51
Kritika ndaj udhëzimeve të CDC për personat e vaksinuar

Rekomandimet e para federale për njerëzit që kanë bërë vaksinën kundër COVID-19 lejojnë ndërmarrjen e hapave të kujdesshëm drejt jetës normale.

06:32
Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

06:06
Parandalimi i diabetit të tipit 2 tek gratë përmes regjimit mesdhetar

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike. Indeksi i ulët glicemik, tek ushqimtet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

05:15
Studimi laboratorik nxjerr rezultatet/ Vaksina e Pfizer neutralizon variantin brazilian të COVID-19

Një studim laboratorik tregon se vaksina Pfizer-BioNTech neutralizon variantin me përhapje të shpejtë të koronavirusit të zbuluar së fundmi në Brazil.

03:36
Nacionalizimi i vaksinave/ ‘Po i mbani për vete’, BE nuk pranon akuzat

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i hodhi poshtë akuzat për “nacionalizëm të vaksinave” të ngritura kundër BE-së, duke thënë se ndërsa Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë aplikuar ndalime të drejtpërdrejta të eksportit të vaksinave, Bashkimi Evropian nuk e ka bërë një gjë të tillë.

03:13
Spanja bllokon fluturimet/ Ankth nga variantet e reja të Covid-19

Spanja vendosi ta zgjasë përsëri ndalimin e fluturimeve për personat që mbërrijnë nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, duke e shtyrë afatin deri në fund të marsit për të shmangur në këtë mënyrë përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

02:58
Joachim Low mbyll epokën me Gjermaninë, largohet pas Europianit

Joachim Low nuk do të jetë më trajneri i Gjermanisë pas Europianit të këtij viti. Tekniku gjerman i cili është pjesë e përfaqësueses së vendit të tij prej vitit 2004, dy vite si asistent dhe 15 vite si trajner kryesor ka vendosur të dorëhiqet.

02:24
Protesta në Armeni/ Mijëra mbështetës të opozitës bllokuan Parlamentin

Mijëra mbështetës të opozitës bllokuan Parlamentin armen sot, duke kërkuar përsëri dorëheqjen e kryeministrit Nikola Pashinyan.

02:02
Biden takim virtual me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, më vonë këtë javë do të zhvillojë një takim virtual me liderët e tre aleatëve jetësorë aziatikë të vendit të tij.

01:36
Greqi, kulmi i valës së tretë/ Shënohet rekordi më negativ i rasteve të reja me Covid-19 për këtë vit

Greqia ka regjistruar 3215 raste me koronavirus pas rreth 60000 testeve të së martës, një rekord i ri për këtë vit që shënon edhe kulmin e valës së tretë të pandemisë, e cila numëron prej fillimit të saj gati 210.000 të prekur në të gjithë vendin.

01:15
Dhunë në rrugët e Athinës/ Marshimi i mijëra grekëve përfundoi në përplasje me policinë

Incidente të dhunshme kanë shpërthyer në Athinë pas një marshimi masiv prej mijëra qytetarësh që protestuan kundër dhunës policore të ushtruar ditën e dielë ndaj qytetarëve të thjeshtë në lagjen Nea Smirni në Athinë.

00:53
Conte: Ndeshje taktike, sakrifica shpërblehet në fund

Fitorja në betejën kundër Atalantës konsolidoi kreun e renditjes së Interit në +6 për ndjekësit më të afërt. Trajneri Antonio Conte e pranoi pas sfidës së presioni ishte shumë i madh.

00:30
Surpriza në Champions League/ Porto eleminon Juventusin, kualifohet edhe Dortmund

Porto bën surprizën e madhe në raundin 1/8-ave të Champions League. Skuadra e Sergio Conceicaos eliminoi nga Championsi Juventusin e Andrea Pirlos, falë golit në fushë kundërshtare.

00:12
Reagon FFK: Spanja duhet të tregojë respekt për simbolet tona

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit e cila ka irrituar pamasë, drejtuesit e FFK-së, me një postim të bërë në faqen zyrtare lidhur me ndeshjet kualifikuese për Katar 2022, ku e cilësojnë Kosovën si territor dhe jo si shtet, kjo për faktin pasi Spanja nuk e njeh Kosovën. Në komunikatë lexohet:

E martë, 09 Mars 2021
23:37
Top Story/ Aksident apo vrasje? Flet për herë të parë eksperti që hartoi raportin për Kosta Trebickën

Ky është procesverbali i regjistrimit të procedimit penal i referuar që në veprimet e para “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. Klasifikimi juridik ngeli i tillë deri në fund, kur u pushuan hetimet.

23:28
Top Story/ Zbulohen dokumentet e prokurorisë, çfarë u gjet pranë trupit të Kosta Trebickës

Ende pa mbërritur në vendngjarje, përmes targës policia kuptoi se kush ishte viktima. Denoncuesi i aferës së municioneve, njeriu që kishte ekspozuar emrin e Shkëlzen Berishës, papritur ishte gjetur i vdekur në një aksident të çuditshëm rreth 3 kilometër larg Voskopojës.

23:21
Top Story/ Flet dëshmitari që mbërriti i pari në vendgjarje: momentet e fundit të Kosta Trebickës

Rreth orës 13:30 punëtorët e minierës së Gjergjevicës Azbi Biçoku dhe Skënder Feka kanë konstatuar në rrugë të shtrirë një person të gjakosur. Disa dhjetëra metër jashtë rruge ishte një fuoristradë e kuqe. Ata thirrën mirëmbajtësin e rrugës Koço Bardhi që ndodhej 100 metër më poshtë.

23:19
Top Story/ Pse shkoi vetëm në male për gjueti, zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve të Kosta Trebickës

Për miqtë që e njihnin, është mjaft e mistershme se pse Trebicka ka shkuar vetëm për gjueti në ato zona me terren tepër të vështirë dhe ku mungon mbulimi me valë telefonike. Aq më tepër, në atë kohë kur shumë e donin të vdekur.

23:06
Gabime në listën e kandidatëve për deputetë? KQZ i kthen për korrigjim listën Topallit, Murrizit, Stojkut e Galdinit

KQZ ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet seanca publike rreth orës 11:00 për të diskutuar kthimin e dokumentacionit të listës së kandidatëve për deputetë të katër partive politike.

23:03
Top Story/ Vdekja e mistershme e Kosta Trebickës, çfarë e detyroi të anulonte takimet e biznesit dhe të shkonte i vetëm për gjueti

Kosta Trebicka ishte dëshmitari kyç që zbardhi trafikun e municioneve drejt Afganistanit dhe nxorri zbuluar pushtetarët e korruptuar. Papritur, ai u gjet i vdekur. Çuditërisht, grupi hetimor i fokuson veprimet vetëm në pistën e aksidentit, pavarësisht se ai ishte kërcënuar pas denoncimit të aferës së fishekëve. Shumë momente kanë mbetur të pasqaruara dhe lënë ende hije të forta dyshimi mbi atë që i ndodhi biznesmenit 50-vjeçar.

22:59
Qentë e presidentit Joe Biden dëbohen nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit ndaj anëtarit të stafit

Dy pastorët gjermanë të Joe Biden raportohet se janë larguar nga ambjentet e Shtëpisë së Bardhë javës që shkoi, pasi me i riu ka sulmaur një roje të sigurisë, në atë që përshkruhej si “incident agresiv”.

22:59
Top Story/ Trafiku i municioneve, si u tërhoqën dëshmitarët që implikonin Shkëlzen Berishën

Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar çmimin me drejtorin e MEICO. E gjen veten në një takim me bossin e “Albademil” Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe një djalë të ri misterioz që iu duk sikur ishte shefi i tyre. Ata i kërkuan të nxirrte nga loja Trebickën dhe biznesin e paketimit do ta merrte Delijorgji.

22:51
Top Story/ Përfshirja e Shkëlzen Berishës ne aferën e Gërdecit, çfarë deklaronte Kosta Trebicka

Paligjshmëritë që sollën tragjedinë e Gërdecit ishin vetëm pjesa e dukshme e historisë.

22:47
Top Story/ Ish-prokurori i Gërdecit: Politikanët e përfshirë në aferë penguan hetimet!

Nga qershori deri në tetor të vitit 2007, Në Gërdec janë demontuar rreth 100 milionë fishekë të kalibrit deri 14.5 mm. Gjatë kësaj periudhe, ka rënë disa herë zjarr brenda punishtes, por organet ligjzbatuese nuk guxonin ta preknin atë biznes.

22:47
Ushtria e SHBA dislokon robotët inteligjentë vrasës deri në 2025, ish-kreu i Google

Në një raport shokues të publikuar së fundmi nga ish-kreu i gjigandit Google, Eric Schmidt, thuhet se presidenti Joe Biden kërkon që Amerika të jetë “e gatshme me inteligjencën artificiale deri në 2025” për të qenë të përgatitur për kërcënime të mundshme nga Kina apo Rusia, raporton e përditshmja britanike DailyMail.

22:30
Fushë Krujë/ Shpërthen lënda plasëse në oborrin e banesës, shoqërohen në polici disa persona

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në fshatin Halil në Fushë Krujë.

22:19
Çifti i pensionistëve rrit kavie pylli për të ngrënë, sepse është “ushqim i qëndrueshëm” (fotot)

Një çift pensionistësh në Australi kanë dalë në faqet e para të gazetave pasi kultivojnë kavie pylli, të njohur në vend si ‘guinea pigs’, për t’i përdorur si ushqim, megjithse shumë njerëz i mbajnë ato si kafshë shtëpiake.

22:18
Lista e Vlorës/ Bujar Leskaj “kërcënon” me dorëheqje, Top Channel zbardh sherrin

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një mbledhje e PD në Vlorë ka pasur debate të forta, ku është përmendur edhe fjala “dorëheqje”.

22:04
Maqedonia e V. regjistron 22 viktima dhe 872 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 22 të vdekur dhe 872 të infektuar me koronavirus, shifra këto më të lartat në tre muajt e fundit, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Shkup.

22:02
Akuza të reja për Dukeshën/ Meghani i përplasi Kate-it derën në fytyrë!

Meghani i përplasi kunatës së saj, Kate Middleton derën në fytyrë kur ajo u përpoq t`i kërkonte ndjesë mbi një mosmarrëveshje të lindur nga një pale çorape.

21:49
Dy vëllezërit binjakë martohen me motrat binjake dhe jetojnë në shtëpi së bashku, por nganjëherë ngatërrohen (fotot)

Dy binjakë identikë janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë, dhe janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase.

21:44
Ngjela komenton listën e PD: Basha është i humbur, del e pyet njerëz “sa e ke rrogën”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se Lulzim Basha është i humbur.

21:39
Ngjela kujton thirrjen e Kim: Nëse SHBA nxjerr listën me persona të inkriminuar, largohen Rama e Basha

Avokati Spartak Ngjela ka folur për listat e PS dhe PD duke kujtuar thirrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për të larguar të inkriminuarit.

21:29
Abilekaj në Open: Ja ku dallon lista e PD dhe e PS

Një ditë pasi partitë politike në vend dorëzuan listat e tyre në KQZ, nisi debati për emrat që u përfshinë në to.

21:22
Turqia nxjerr sistemin e ri ajror/ Godet shënjestrat në largësi të paimagjinueshme 

Sistemi turk i mbrojtjes ajrore Hisar-O+ me rreze të mesme veprimi përfundoi me sukses testimin, gjatë të cilit u realizua goditja e shënjestrave në largësi dhe lartësi të paarritura ndonjëherë më parë në këtë vend.

21:17
Çupi komenton listën e PD: Ka dështuar, tenton të jetë kopje e PS! Është si fustani i një basme turke

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në “Open” listën e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

21:11
Gjirokastër/ Aksidentoi 11-vjeçarin, arrestohet në flagrancë shoferi

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi ka aksidentuar një të mitur.

20:55
Plani i SHBA për sulme/ Alarmohet Kremlini, goditja brenda tre javësh

Raportimi i New York Times se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një valë sulmesh shpaguese kibernetike ndaj Rusisë, e kanë alarmuar Kremlinin sipas mediave të huaja.

20:40
Francë, pandemia merr hov sërish/ Parisi nuk ka më shtretër në terapitë intensive

Spitalet në kryeqytetin francez dhe zonat përreth tij janë urdhëruar të reduktojnë trajtimet jo Covid në masën 40% pasi kërkesa për shtretër në terapitë intensive mbërriti pikën kulmore.

20:35
Fiks Fare! Partitë fantazëm, pa adresë por me deputet në Kuvend

Partitë e “vogla” që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë kryesisht adresa fiktive.

20:22
Gjermani, skandali i maskave/ Dorëhiqet ligjvënësi i CDU, përfitoi 250 mijë euro

Një skandal ka tronditur Unioni Kristiandemokrat, CDU të Angela Merkel, në atë që konsiderohet si vit kyç me zgjedhjet parlamentare të caktuara të mbahen në shtator dhe kancelaren që përgatitet të tërhiqet pas më shumë se 15 vitesh në këtë post.

20:19
Spanja bllokon fluturimet/ Ankth nga variantet e reja të koronavirusit

Spanja ka zgjatur përsëri ndalimin e fluturimeve për ardhjet nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut deri në fund të Marsit për të shmangur përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

20:12
Britanikët janë të ndarë/ Pas intervistës shokuese të nipit të Mbretëreshës dhe bashkëshortes së tij amerikane

E konsideruara si intervista më tronditëse për Monarkinë në 85 vjetët e fundit, ajo çka deklaroi nip ii Mbretëreshë Elisabet të Anglisë, Princi Harry dhe gruaja e tij aktore, amerikania Meghan Markle ka trazuar shpirtrat dhe emocionet e shumicës së britanikëve, të cilët janë tronditur por edhe janë përçarë në besnikërinë ndaj palëve.

20:11
Nëna e katërnjakëve lë peng dy prej tyre në spital, prej faturës $25 000 pas komplikacioneve (fotot)

Virginia Adhiambo nuk ishte e aftë të paguante faturën e lindjes në një spital të Nairobi në Kenia, kështu që bëri një marrëveshje me shefat e spitalit që i lejuan asaj të marrë në shtëpi vetëm dy prej foshnjeve.

20:09
Shërbimi Neurovaskular në QSUT merr emrin e dr. Drini Dobit, Manastirliu: Emri i tij do të kujtohet nga të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të dr. Drini Dobit, Shërbimit Neurovaskular (Stroke, post-strok), në QSUT, sot, kur mbushet 1 vit nga fillimi i epidemisë në vendin tonë.

20:01
Veliaj: “40% e listës së PS janë zonja dhe zonjusha; Ata kanë helmin, ne ilaçin”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me forumin e gruas tha se risia e Partisë Socialiste që nuk e ka bërë asnjë parti tjetër është se nga 12 qarqe, 11 do të drejtohen nga gratë.

19:59
Solomon rrëfen 11 ditët në qeli/ Ish futbollisti i Partizanit: Denoncimi për shkak të xhelozisë. Nuk kam goditur njeri në jetën time

Prej 5 ditësh Theofilus Solomon, ka fituar lirinë pas akuzës për dhunë në familje nga ish-e dashura e tij.

19:54
Ekonomia, një vit në pandemi/ Ekspertët mendojnë se ringritja nis në gjysmën e dytë të vitit 2021

Marsi i vitit 2020 do të shënonte edhe rastet e para e koronavirus në vend.

19:43
Fushata, Facebook: Bëni transparencë. Kushtet e reja për financimin e reklamave politike nga Shqipëria

Duke filluar që prej 11 marsit të gjithë individët që do të bëjnë fushatë elektorale në Facebook, pra që do të sponsorizojnë reklama politike në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, do të detyrohet të deklarojë paguesin e reklamës.

19:42
Faktet e reja për dosjen “Trebicka”/ Top Story: U aksidentua apo u vra dëshmitari i skandalit të Gërdecit

13 vite më parë në Gërdec shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve duke lënë pas 26 viktima dhe qindra të plagosur.

19:38
Mbretëresha thyen heshtjen për Harry e Meghan: Pallati do të trajtojë vetëm disa nga akuzat (fotot)

Mbretëresha e Britanisë ka thyer heshtjen sot për intervistën bombastike të Harry e Meghan, duke thënë se “familja është e trishtuar të dëgjojë për sfidat që ata kanë kaluar gjatë viteve”, dhe se akuzat për racizëm “do të trajtohen privatisht nga familja mbretërore”.

19:28
“Lista e PD, afirmim i fosilizimit”/ Rama: Ajo e LSI është e SPAK dhe OFL. Berisha, për Muzeum

Për Edi Ramën ish lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, sot në rolin e kapitenit socialist, ishte shumë e lehtë përdorimi nocioneve nga sporti për të ilustruar listat e skuadrave kundërshtare në zgjedhje.

19:21
Tension mes dy djemve/ Deklarata e fortë e Sindit: Ndjenjat i kam tek Murati, por më plotëson Elvisi

Sindi është ende në mëdyshje se cili prej dy djemve që kanë shprehur pëlqim për të ia vlen për të qenë partneri i saj.

19:11
“Ka gjëra që nuk m’i thotë”, Sindi ngre dyshime mbi sinqeritetin e Muratit

Sindi është shprehur se ka dhënë shumë për Muratin dhe më pas ka ngritur dyshime se ka gjëra që nuk ia thotë sic duhet.

19:08
Ftesë në 5/ S’ është hera e parë që Bieta vesh atlete në studio, por sot ka një arsye të veçantë

Si autore dhe moderatore e programit të përditshëm “Ftesë në 5”, Bieta Sulon e kemi parë të vishet shpeshherë sportive.

19:04
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Reagon Policia: Po krehim zonën!

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Vlorë.

18:59
Sindi nxjerr prapaskenat me Muratin: Unë kam ardhur e të kam puthur…

Murati ka reaguar ndaj Sindit duke thënë se nuk është e afërt ndaj tij në prapaskena.

18:54
21 vjeçarja, bijë e dy baballarëve ‘gay’: Qaj nëse kam më pak se $1mln në bankë (fotot)

Saffron Drewitt-Barlow ka pranuar se ka shpenzuar $85 000 brenda një dite dhe thotë se do të qante nëse kishte më pak se $1milionë në bankë.

18:49
Takimi i katërt/ Sindi i shpreh ndjenjat: Nuk ke shfaqur shenja xhelozie. Murati: Do të bëj luftë?

Sindi dhe Murati kanë pasur takimin e katërt dhe kanë diskutuar në lidhje me marrëdhënien e tyre.

18:41
Nis gjyqi për vdekjen e George Floydit

Të martën në Shtetet e Bashkuara ka nisur përzgjedhja e jurisë për gjyqin kundër një zyrtari të bardhë policor, i cili është akuzuar për vrasjen e një amerikani me ngjyrë vitin e kaluar.

18:36
Aristela kapet mat në gënjeshtër/ Vetëm 10 ditë në program dhe del në kafe me…

Aristela, një prej konkurrenteve më të reja të Për’puthen është fotografuar në një kafene me Kristjanin vetëm 10 ditë pasi u bë pjesë e programit.

18:31
Pas puthjeve me Andin, Jasmina i kthehet Arsimit: Prej 2 javësh më kërkonte takim, pastaj më la rezervë!

Jasmina ka rrëfyer “të fshehtat” që publiku nuk i di rreth saj dhe konkurrentëve të tjerë.

18:30
Fluturime direkte Tiranë-Dubai/ Nisin nga 28 marsi dhe do të jenë dy herë në javë, të enjte dhe të dielë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar se që nga data 28 mars nis fillimi i fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

18:19
Vajza qëllon për vdekje të dashurin biznesmen, kur refuzoi t’i paguante implantet e silikonit (fotot)

Një vajzë e re ka qëlluar për vdekje ish-të dashurin e saj sepse refuzoi t’i paguante një operacion për zmadhim gjoksi, pretendohet së fundmi në Brazil.

18:06
COVID19/ Bien infektimet! Ministria e Shëndetësisë: 629 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

17:55
Punimet tek Unaza e Re/ Nga 11 marsi, vihet në zbatim plani i ri. ARRSH jep detaje për menaxhimin e trafikut

Punimet tek Unaza e Re vijojnë ende ndërsa ARRSH ka nxjerrë planin e menaxhimit të trafikut që do të ndryshojë nga 11 marsi.

17:46
Gjykata e Lartë drejt funksionimit/ Pas dy vitesh proces, Këshilli i Lartë Gjyqësor rendit pesë kandidatë

Gjykata e Lartë duket se po shkon drejt funksionimit të plotë për tu kompletuar me 7 anëtarë.

17:39
I pari në listën e Fierit/ Braçe: Është përgjegjësi e madhe! Kushti i vetëm, të rrimë larg hajdutëve e abuzuesve

Erion Braçe e ka cilësuar si “përgjegjësi shumë të madhe” faktin që është renditur i pari në listën e PS në qarkun e Fierit.

17:35
Zheji superlativa për Luljeta Bozon dhe bonus për operacionin e Ramës për kandidaturat

Sot në Top Talk ishte i ftuar gazetari Artur Zheji për të folur mbi zhvillimet më të fundit të politikës, listat e kandidatëve.

17:30
Top Talk/ Provokon Artur Zheji: Rama biri politik i Berishës

Sot në Top Talk ishte i ftuar gazetari Artur Zheji për të folur mbi zhvillimet më të fundit të politikës, listat e kandidatëve.

17:18
Zëvendëskryetari i FRPD dorëzon dorëheqjen tek Basha: Mendoja se të rinjtë më të spikatur do kalonin në skenën politike

Lisandër Hoxha, zëvendëskryetari i FRPD, gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka vendosur të japë dorëheqjen nga këto funksione.

17:08
44-vjeçarja e fiksuar pas festave, duket 10 vjet më e re pas gjashtë muaj izolimi pa alkool dhe £3,000 të kursyera (fotot)

Një bionde britanike e fiksuar par stilit të zhurmshëm e festiv të jetesës, duket tashmë rreth 10 vjet më e re pasi gjashtë muaj izolim koronavirusi e ka futur atë në rrugën e drejtë të kthjellësisë, madje duke i kursyer alkoolin ashtu si dhe paratë që kërkonte konsumi i tij.

17:00
Tiranë/ Nuk binden shoferët: Pezullohen 150 leje drejtimi. Ja çfarë rregullash u shkelën 72 orët e fundit

Policia e Tiranës vijon kontrollet për të parandaluar ngjarjet me pasoja të rënda dhe gjatë 72 orëve të fndit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur.

16:53
“Kjo është partia”/ Rama: Balla e ka bërë Librazhdin shesh të kuq, s’ka njeri që nuk e ka takuar

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me performancat e drejtuesve të qarqeve duke thënë se tre prej tyre sigurojnë mjaftueshëm mandate sepse janë gjithmonë në dispozicion të qytetarëve.

16:43
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Murrizit dhe Patozit: Të shikojmë sa do t’i mbrojë renditja sipas lëpirjes ndaj kryetarit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të shqyrtojë në seancë publike kërkesën e partisë LDSH, me kryetar Myslim Murrizin dhe BD, me kryetar Astrit Patozin për shfuqizimin e nenit 21 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar në vitin 2020 pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

16:32
Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar të martën Besnik Tahirin ministër në detyrë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

16:24
Femrat protestuese luftojnë me policinë në Meksikë për Ditën Ndërkombëtare të Grave (foto dramatike)

Meksika është shtangur dje nga protestat masive te Ditës Ndërkombëtare të Grave, teksa mijëra protestuese rezistuan ashpër ndaj policisë për refuzimit nga presidenti i vendit për largimin e një kandidati të akuzuar për përdhunim.

16:19
U kapën pa maska mbrojtëse dhe dolën në rrugë pas orës 20:00, gjobiten 737 persona

737 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë shkelur masat anticovid.

16:06
Të hënën mbërrijnë doza të tjera të vaksinave Pfizer

Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen dhe falenderime ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie.

15:43
Në studion e mjeshtrit të madh/ Kërkohet të kthehet në një muze, studio ku punonte Arben Bajo

Skulptori, pedagogu dhe artisti Arben Bajo u vlerësua titullin Mjeshtri i Madh, tetë muaj pasi u nda nga jeta.

15:41
Tubimet elektorale/ Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e PR

Burimet e gazetares Anila Hoxha konfirmojnë se Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane për të zhvilluar tubimet elektorale.

15:32
Gjendet avioni i groposur në plazh/ Durrës, nën rërë edhe mbetje të armatimit të avionit luftarak

Mbetje të një avioni të vogël luftarak janë nxjerrë nga deti këtu në zonën e Malit të Robit, teksa disa subjekte private po punojnë për sistemimin e rërës dhe përgatitjen e plazhit për sezonin e afërt turistik. 

15:29
Kosova dërgon ushtarë në Kuvajt/ Do jenë së bashku me trupat amerikane në lindjen e mesme

Kanë kaluar dy vjet që nga themelimi, dhe vetëm dy vjet pas Ushtria e Kosovës po bëhet pjesë e një misioni paqeruajtës jashtë vendit.

15:23
Fieri e Vlora, me më shumë infektime/ Epidemiologu Alimehmeti: Duhen më shumë testime

Situata e covid 19 në Shqipëri  tanimë është jashtë kontrollit. Qytetarë të infektuar që kanë mbushur qendrat shëndetësore, spitale dhe që lëvizin  nëpër rrugë.

15:13
Kuvendi u pastrua nga memecët/ Mes deputetëve do mungojë edhe humori i opozitës së re

Listat e reja të kandidatëve për deputetë pavarësisht se mund të kenë shumë kontestime duke nisur që nga transparenca apo lënia jashtë e emrave me kontribute, në fund të fundit premtojnë një rezultat pozitiv.

15:04
Kush ikën nga listat e PS/ 23 nuk u kandiduan. Emra të njohur u lanë në vende jo fituese

Fuqia  e vetë-ndryshimit e bën PS të paplakshme dhe të pavdekshme deklaroi Edi Rama.

14:57
Ditmir Bushati jashtë listës së PS-së, Rama: Ai zbriti nga treni, duhej të kishte punuar ‘tokën’

Kryeministri Edi Rama ka dhënë shpjegimin ditën e sotme se përse Ditmir Bushati është jashtë listës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

14:54
SHBA, Biden paditet nga 12 shtete amerikane pas urdhrit mbi ndryshimet klimatike

Një grup prej 12 shtetesh amerikane dje ngritën proces gjyqësor kundër urdhrit ekzekutiv të ndryshimeve klimatike të presidentit Joe Biden, duke pretenduar se kjo do të dëmtonte ekonominë amerikane dhe industritë e energjisë së këtyre shteteve.

14:49
Miliarderja “ndez” rrjetin me fotot e fundit

Miliarderja më e re, Kylie Jenner, njihet si një ndër femrat më të dëshiruara në botë. Së fundmi, ajo ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.

14:46
Vrau babanë me shkop/  Kunata e viktimës: Dhori vetëm e urdhëronte të pastronte

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin më 5 mars, ku djali me probleme mendore vrau babanë e tij me një shkop pasi u konfliktuan.

14:42
Pretendon se shëron çdo sëmundje, pastori i vetëshpallur: Kam ringjallur 3 persona, jam i zgjedhur si profet

Besnik Kolgjini është personazhi i cilësuar atipik, pastori i vetëshpallur që pretendon se shëron çdo sëmundje me ndihmën e Biblës.

14:38
Paskal Milo tërhiqet nga zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokracia Sociale me kryetar Paskal Milon nuk do të futet në zgjedhjet e 25 prillit.

14:35
Rama: Kemi betejën me vetveten për të fituar zemrat e njerëzve!

Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme gjatë konferencës me gazetarët se beteja e PS-së është me vetveten për të fituar zemrat e qytetarëve.

14:30
Rritet zemërimi për gënjeshtrat që çuan në vrasjen e mësuesit francez

Avokatja e familjes së Samuel Patyt, mësuesit francez që i është prerë koka muaj më parë në Francë, ka shprehur zemërim të martën lidhur me gënjeshtrat e shpërndara në rrjetet sociale, të cilat kanë rezultuar me vrasje.

14:28
Zgjedhjet e 25 prillit në vend/ Facebook: Nga 11 marsi të gjitha reklamat elektorale e politike të autorizuara

Facebook njoftom se duke filluar nga 11 marsi të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar duke përfshirë njoftimin “Paguar nga” (Paid for by).

14:26
Xhafa i 23-ti për Tiranën/ Rama: Ka pranuar sfidën! Opozita e sulmoi si kafshë, tani shqetësohet për renditjen e tij në listë

Në konferencën online për mediat, kryeministri Edi Rama ka komentuar caktimin e të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës në vendin e 23 në listën për Tiranën

14:13
Gjylameti në listën e qarkut Korçë: Besimplotë se në përgjegjësinë e re do t’i japim fitoren PS-së

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e zgjedhur si kandidate në listën e Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, u shpreh sot besimplotë se në përgjegjësinë e re do të jemi një ekip i cili do të gjendet pranë çdo familjeje pogradecare për t’i dhënë fitoren Partisë Socialiste në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një vend më të mirë për fëmijët tanë.

14:11
Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama: Ne kemi hapur listat! Ata që i trumbetonin i kanë mbyllur komplet

Kryeminstri Edi Rama në një konferencë me gazetarët ditën e sotme tha se PS kandidon me lista të hapura, ku çdo kandidat do të ketë votat e tij.