Fushata, Facebook: Bëni transparencë. Kushtet e reja për financimin e reklamave politike nga Shqipëria

09/03/2021 19:43

Duke filluar që prej 11 marsit të gjithë individët që do të bëjnë fushatë elektorale në Facebook, pra që do të sponsorizojnë reklama politike në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, do të detyrohet të deklarojë paguesin e reklamës.

Procesin e transparencës së reklamave që kanë të bëjnë me politikën, Facebook ka kërkuar që të aplikohet edhe në Shqipëri duke numëruar gjithsej 32 vende që zbatohet kjo strategji.

Kjo taktikë do të prek çdo figurë politike, parti, kandidatë për deputet të cilët në momentin që reklamojnë do të duhet të japin informacione shtesë si: adresën, numrin e telefonit, emailin faqen e internetit, ku për to reklamuesi do të jetë përgjegjës për reklamat qe do menaxhojë në rrjetet sociale.

Publikuesit e reklamave duhet të konfirmojnë identitetin e tyre me një letërnjoftim dhe të zbulojë se kush është përgjegjës për reklamën duke përfshirë njoftimin ‘Paguar nga…”

Ndër të tjera arkivit virtual të Facebook do t’i shtohen edhe reklamat politike nga Shqipëria, ku ne formën e një raporti që mund të shkarkohet aty do të gjeni sa është numri total i reklamave dhe shpenzimet që janë bërë për to nga partitë dhe politikanët por jo vetëm.

Top Channel