Për miqtë që e njihnin, është mjaft e mistershme se pse Trebicka ka shkuar vetëm për gjueti në ato zona me terren tepër të vështirë dhe ku mungon mbulimi me valë telefonike. Aq më tepër, në atë kohë kur shumë e donin të vdekur.

“Me sa di unë shtetasi Kosta Trebicka në qytetin e Maliqit shoqërohet vetëm me shtetasin Hysen Strora dhe me djalin e tij Luan Strora”u shpreh Genci Sulejmani, mik i Kosta Trebickës.“Sa herë që vinte në Maliq takohej me mua dhe babain tim dhe më pas dilnim sëbashku për gjah. Sqaroj se përveç meje dhe babait tim ai nuk dilte për gjah me njeri tjetër si dhe nuk shoqërohej me persona të tjerë nga rrethi i Korçës” u shpreh Luan Starova, mik i Kosta Trebickës.

Luan Strora ka sqaruar se shpesh here, Kosta merrte me vete edhe një person me emrin Genci, të cilin biznesmeni e kishte punëtor. Bëhet fjalë për rojën e vilës Genci Belba i cili çuditërisht mohoi të kishte shkuar ndonjëherë për gjueti me shefin e tij Trebicka. Nuk dihet çfarë e kishte shtyrë të gënjente. Edhe Genci Sulejmani, thotë se në disa raste e ka parë Trebickën nën shoqërinë e punëtorit të tij. Por, paraditen e 12 shtatort të vitit 2008 Trebicka çuditërisht niset vetëm.

Në orën 11:55 minuta ai komunikon në telefon me bashkëshorten ku nuk shpreh asnjë shqetësim. “Këtë e kishin parë në mëngjes nga ora 10-11 nëpër male nga Gjergjevica, e pamë andej thanë” u shpreh Koco Bardhi, dëshmitar. Dëshmitarët e marë në pyetje thonë se kanë parë makinën, dhe jo Trebickën… Kontakti i fundit i biznesmenit ka qenë shtetasi Ervin Hasko të cilin e ka telefonuar në orën 12:28 minuta në një bisedë që ka zgjatur 92 sekonda. Trebicka i kishte thënë se kishte vrarë dhjetëra thëllëza dhe zona kishte shumë të tjera. Haskos i kishte bërë përshtypje fakti se Kosta kishte dalë i vetëm për gjueti. Biznesmeni i tha se kishte shkuar për disa punë të tij dhe me atë rast kishte dalë edhe për gjueti.

“Rast përjashtimor duket ky të dalësh për gjueti vetëm, se gjuetia është e bukur, vetëm sbëhet, do jo më pak se dy veta Edhe teknikisht nuk bëhet thonë gjuetarët. Kështu rast përjashtimor duket ky Trebickës, Përjashtimor del në disa pozicione” u shpreh Shkëlqim Hajdari, ish-Kryeprokuror i Apelit Tiranë

“Po kështu se kisha parë ndonjherë, dhe i kishin thenë mos iu afro zonës këtej për gjah se nuk je në zonën tonë. P.sh rajoni Voskopojës kushdo i thoshin mos dil nëpër male vetëm” Koco Bardhi, dëshmitar. Ervin Hasko ka thënë se Kosta nuk e kishte ftuar në gjueti edhe pse e kishin lënë që në ndonjë rast të shkonin bashkë. Pak minuta pas telefonatës me Haskon mendohet ka ndodhur ngjarja që i mori jetën.

Emisioni i plotë:

Top Channel